FITORJA

Lul Raka: Rastet e fundit u infektuan nga persona asimptomatikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se vatër kryesore e pandemisë është grumbullimi i njerëzve, të cilët po grumbullohen nëpër ditëlindje, nëpër varrime e nëpër mbledhje të ndryshme në familje.

Ai ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe të ndalohet grumbullimi i personave, pasi që, siç u shpreh ai, vatra kryesore e valës së fundit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë kanë qenë personat josimptomatikë, transmeton “Zeri.info”.

“Bëj thirrje te të gjithë qytetarët që të mos mblidhen në grupe, në ditëlindje, në varrime, e në mbledhje familjare, pasi kjo paraqet rrezikun për përhapjen më të shpejtë të virusit dhe ka mundësi që të mos identifikohet personi i infektuar, të mos ketë simptoma të virusit”, tha Raka.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu shpreh shqetësimin për qytetarët, duke thënë se edhe lehtësimi i masave do të çojë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe porosit qytetarët që të mos hyjnë nëpër dyqane të vogla, të mos rrinë në vende pune ku nuk ka ventilim, të mbajnë distancë prej 2 metrave, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

“Me lirimin e masave e kemi pritur që numri i të infektuarve do të rritet, andaj bëj apel që të mos hyjmë në dyqane të vogla, të mos rrimë në vende pune që nuk kanë ventilim, të mbajmë distancë 2 metra larg njëri-tjetrit, sepse aty atëherë është rreziku”, ka thënë Raka në këtë intervistë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.