ARKATANA

Lugina proteston kundër policave të sigurimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, sot kanë vendosur një billbord në vendkalimin kufitar në Muqibabë, me mbishkrimin “Na kini nimu…”.

Sipas tyre, vendimi për zbritjen e tarifave të policave është më se pezhorativ, ndërkohë që zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës iu kishin premtuar delegacioneve të shumta të shqiptarëve të Luginës se taksat do të hiqen tërësisht.

FIDANISHTJA

Aplikimi i taksës së policave të sigurimit për automjetet me targa të Serbisë, ka goditur kryesisht shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, përderisa serbët vazhdojnë të përdorin targat e vjetra të përdorura që nga koha e RSFJ-së, e për të cilat nuk paguajnë fare taksa të sigurimit.

Ndërkohë, taksat në fjalë kanë zvogëluar në më se 80 për qind lëvizjen e automjeteve në drejtim të Kosovës, duke shkaktuar dëme në ekonomi në të dyja anët e kufirit si dhe pakënaqësi e revoltë ndër qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.