Mobi Casa

Lugina në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shoqata e Gazetarëve “Etika” nga Lugina e Preshevës dhe shoqëria civile me shqetësim të madh e shohin këtë datë nga më të rëndësishme të Lirisë së Shtypit në botë, për fatin e keq të medieve, veçmas në rajonin e komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Derisa sa në botë Liria e Shtypit, konsiderohet diçka e madhe dhe me vlerë për shoqërinë bashkëkohore, kjo tek ne shikohet ndryshme, nga një kënd primitiv, duke sjell fatin e medieve në gjuhën shqipe më keq se sa ne periudhën komuniste.

Të kota ishin përpjekjet e ndërkombëtarëve, gjatë viteve 2002 e këndej, që në Luginë të Preshevës, përmes OSBE-së, të riorganizohen mediet lokale multietnike, në mënyrë që ato të avancohen sipas standardeve ndërkombëtare. Mirëpo, me procesin e privatizimit të medieve, që kishin për themelues pushtetet lokale dhe ato shtetërore, gjendja e informimit shqip në këto hapësira është e vështirë dhe pa shpresa se mund të avancohet.

Faji për këto pengesa të natyrës politike, së pari e bartin përgjegjësit e pushteteve lokale, pastaj edhe ato shtetërore, të cilat të sinkronizuara, favorizuan mediet partnere te koalicioneve qeverisëse, duke shkelur dhe shuar mediet profesionale dhe tradicionale.

GRANDEMALL

Ndarja e fondeve për zhvillimin e medieve në gjuhën shqipe, bëhet në mënyrë të njëanshme, duke i ndihmuar financiarisht, vetëm ato medie që shkruajnë dhe raportojnë për politikën e pushteteve dhe bizneseve për qëllime të caktuara.

Portali “Jetapress”, për këtë ditë kaq të rëndësishme të lirisë së shtypit në botë, shkëputi një deklaratë nga drejtuesi i Shoqatës së Gazetarëve “Etika” dhe koordinatori i shoqërisë civile, Nexhmedin Saqipi, i cili nuk heziton të thotë publikisht, se në Luginë të Preshevës, nuk ka medie të pavarura, por aso të cilat u shërbejnë politikës lokale, për një grusht para, me të cilat nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e zyrave e lere më të veprojnë në shërbim të informimit.

“Liria e Shtypit, si diçka e shenjtë për shoqërinë tonë, e liruar nga censura komuniste, por e rënduar nga gjendja ekonomike, nuk funksionon ashtu si duhet. Vendi ynë, mjerisht, përballet me këto dukuri negative, të cilat informimin e çojnë para një shkatërrimi të paarsyeshëm. Informimi kjo fuqi e shtatë botërore dhe e katërta në nivel shteti, po përballet me kushte shumë të vështira sa nga censura e sa na kamxhiku financiar. Deri sa nuk kemi liri të shtypit dhe gazetari të pavarur, shoqëria jonë nuk lirohet nga mentalitetet e mbrapshta, për t’i sunduar mediet për qëllime politike, partiake e klanore”, thotë i mllefosur Saqipi.

Në Luginë të Preshevës, janë duke u shënuar këto data të rëndësishme për lirinë e shtypit, përveç ndonjë deklarate të shtëpive mediale dhe të ndonjë politikani, i cili flet për gazetari a nga ana tjetër i diskriminon ato mbi baza profesionale. Shoqëria jonë edhe në të ardhmen do të përballet me këso dukuri të dëmshme, të cilat po i kushtojnë shtrenjtë informimit shqip në këto hapësira, thuhet në një koment të Jetapress-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.