Eko Higjiena

Lugina ndërpret bisedimet me Qeverinë serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Liderët politik shqiptarë kanë marrë sot qëndrim unik që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon t`i diskriminoj skajshmërish shqiptarët e Luginës.

Ky vendim i liderëve shqiptarë vjen pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .

Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykatë dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë njeh më pak se 1000 shqiptarë.

FIDANISHTJA

Sipas kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhur, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.

Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë.

Sipas liderëve politik shqiptarë, bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.