FITORJA

Lugina e Preshevës pret bisedime

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Fryma e marrëveshjes e arritur në Bruksel në mes Prishtinës e Beogradit dhe e monitoruar nga Bashkimi Evropian, duhet të shtrihet edhe në Luginë të Preshevës.

Kështu kanë deklaruar krerët e dy komunave Ragmi Mustafa (Preshevë) dhe Nagip Arifi (Bujanoc), të cilët kanë thënë për “Zërin” se presin që pas përfundimeve të bisedimeve në Bruksel, të ketë bisedime të tjera edhe atë në mes të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës dhe të qeverisë së Serbisë, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Siç ka theksuar Ragmi Mustafa, marrëveshja e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pa e prekur sovranitetin e Kosovës, është një arritje e madhe për rrjedhat dhe zhvillimet demokratike në Kosovë dhe është një mësim i madh për Serbinë se si duhet vepruar me pakicat kombëtare dhe se si duhet të sillet me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ai tha se pikërisht për këtë arsye komuniteti shqiptar dhe lidershipi shqiptarë në Luginën e Preshevës do të angazhohet përfundimisht për arritjen e shkallës së njëjtë të të drejtave për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe se ato të drejta që i gëzojnë serbët në Kosovë duhet t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Nagip Arifi ka theksuar se shumë herë edhe nga institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare kishin kërkuar që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të trajtohet në këto bisedime, por se edhe pse një kërkesë e tillë nuk u përfill, megjithëkëtë, marrëveshjen e nënshkruar në mes të kryeministrave Thaçi e Dacic, shqiptarët e komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe udhëheqësit e tyre e kanë përshëndetur, sepse me të u arrit paqja.

Arifi, thotë se tashti mbetet të shihet se si do të zbatohet ajo marrëveshje, sidomos në veriun e Kosovës, ngase siç thekson ai, deri më tashti Kosova nuk ka pasur sovranitetin deri në cepin e fundit të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Duhet bërë presion te faktori ndërkombëtar, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që të ndihmojnë që të zbatohet parimi i reciprocitetit, ngase kjo demokraci e lartë që zbatohet për pakicat në Kosovë duhet të arrijë edhe për pakicat tjera në rajon dhe sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Arifi, që ka shtuar se subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës e kanë hartuar platformën, e cila është dërguar te faktori ndërkombëtar, veçanërisht te ambasada e ShBA-ve, BE e OSBE-ja e atë e kanë marrë edhe qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës.

Në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe edhe më herët ka pasur marrëveshje dhe ka ndodhur që ato të mos zbatohen e duke folur për përvojat e tilla, Ragmi Mustafa thotë se përvojat e Serbisë tregojnë se marrëveshjet, të cilat ata i nënshkruajnë edhe mund të mos i zbatojnë, t’i bishtnojnë ato, por sipas tyre, kësaj radhe është arritur që marrëveshja të jetë e atillë që Bashkësia Evropiane të jetë kujdestare 24 orë në ditë për jetësimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Kësaj radhe besojmë se Serbia nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë që ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare. Pos BE-së, në këtë marrëveshje janë të implikuar edhe SHBA-të, KFOR-i e strukturat e EULEX-it dhe, sipas mendimit tim, ishte një shkathtësi shumë e madhe që u arrit që përgjegjësia e plotë t’i delegohet bashkësisë ndërkombëtare e cila do të merret me Serbinë në jetësimin e kësaj marrëveshjeje, ngase nuk ka aspak pengesa nga autoritetet e Kosovës për të penguar këtë marrëveshje dhe se do të shtrihet sovraniteti në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Mustafa, sipas të cilit çdo arritje e mirë në Kosovë mirëpritet në Luginë të Preshevës dhe se ata i gëzohen arritjeve të Kosovës.

Por, i pyetur se sa po bënë Kosova për Luginën e Preshevës, ai ka thënë se deri më tashti ka pasur disa probleme që Kosovën në masë të konsiderueshme e kanë penguar që të angazhohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe Shqipëria e mbanë si obligim që të përkujdeset për shqiptarët jashtë trojeve.

Ai beson se në të ardhmen do të jenë pjesë e kujdesit vëllazëror të Republikës së Kosovës e Nagip Arifi, thotë se Qeveria e Kosovës po e bënë atë që mund ta bëjnë, derisa në kushtetutën e saj, Republika e Shqipërisë e ka për obligim të përkujdeset për shqiptarët jashtë trojeve të Shqipërisë dhe besohet se në të ardhmen do të ketë një pakujdesje më të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët gjithsesi se përshëndesin marrëveshjen edhe pse kanë drojën se do të ketë probleme në implementimin e marrëveshjes, ngase Serbia tenton të bëjë marrëveshje të tilla e më pas të mos i respektojë edhe pse kësaj here është një garanci e madhe e Brukselit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.