ARKATANA

Lugina e Preshevës, plagë dhe krenari

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike. Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Buja këto komente i bëri në konferencën shkencore “ Presheva, Bujanoci dhe Medvegja- dje, sot dhe nesër”, organizuar nga Instituti i Albanologjisë dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.

Ministri me këtë rast uroi që kjo konferencë dyditore, e cila organizohet për herë të parë, të jetë vërtet shkencore dhe vizionare, lidhur me atë se çfarë duhet bërë me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Lugina e Preshevës është plagë dhe krenari e jona dhe kjo plagë herë pushon pak sa e herë rritet më shumë, varësisht prej situatave politike dhe diplomatike”, tha ministri Buja.

United Hospital

Buja poashtu dënoi aktin e konfiskimit të librave shkollor për nxënësit e Medvegjës, Preshëvës dhe Bujanovcit. “A ka gjë më makabre se të merren dhe të konfiskohen librat siç u konfiskuan në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha ai.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe hapja e një ekspozite me fotografi të objekteve arkeologjike, fetare, ndërtimore, publike, pastaj përmendore dhe fotografi nga trashëgimia natyrore, të cilat flasin dhe ndriçojnë të kaluarën e kësaj popullate, si dhe vazhdimësinë integruese territoriale, etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike, lidhjeve familjare e lidhjeve të tjera me Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Qëllimi i ekspozitës ishte njohja e publikut prishtinas dhe më gjerë me vlerat e mirëfillta trashëgimore dhe asaj natyrore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe me luftën e bërë në këto treva. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.