Lugina e Preshevës kërkon bashkim kombëtar me Kosovën
Preshevë – Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.
Kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, vlerëson për « Presheva jonë » se injorimi i kërkesave legjitime të lidershipit dhe popullit shqiptarë të Luginës të inkuadrohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë na imponon bashkimin e Luginës me Kosovën.
Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Nëse kjo kërkesë jona nuk përfillet neve na imponohet bashkimi me Kosovën.. ”, ka deklaruar Musliu ish-kryetar i SHP të UÇPMB-së dhe LPD-së.
“Nëse një pjesë e territorit të Kosovës copëtohet me mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare, situata në Luginën e Preshevës, sipas platformës së 14 janarit 2006, do të kërkojë që të bëhet pjesë integrale e Kosovës. Pra, Zgjidhja më e mirë, bashkimi me Kosovën”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës se Preshevës.
„Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në trojet e tyre etnike e kanë Referendumin e vitit 1992, pastaj Lufta e Armatosur e UÇPMB-së dhe validiteti i delegatëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk e lejon të biem në kurthin serb të bëhen pazarllëqe në emër të shkëmbimit të territoreve sepse dihet qartë vullneti i popullit tonë nga Lugina e Preshevës e përcaktuar me kohë drejt ribashkimit me Kosovë dhe bashkimin të të gjithë shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me Shqipërinë…“ ka deklaruar për agjencinë informative „Presheva Jonë“ Orhan Rexhepi lider i LKSH-së, njëherit ish-komandant i UÇPMB-së.
Edhe sipas Galip Beqiri, ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës nuk mund të përjashtohet nëse vazhdon kështu Serbia me politikën diskriminuese kundër shqiptareve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë. “Nëse Serbia vazhdon të na konsiderojë si qytetarë të huaj neve na imponohet të kemi një shtet tonin i cli përkujdeset për ne..” ka pohuar kryetari i KKSH-së .
Me datën 1 e 2 mars 2012 do të mbushen 20 vit kur u mbajt Referendumi gjithepopullor, kur populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës u përcaktuan legjitimisht të drejtën e tyre për bashkimi me Kosovën . Për të respektuar dhe çuar në vend ketë referendum janë shprehur sikur dr.Nagip Arifi , kryetar i Bujanocit ashtu edhe Shaip Kamberi lideri i PVD-së në Bujanoc.
Siç raporton Top Chanel « një ekip hulumtues i Agjencisë Informative “Presheva Jonë” ka publikuar dje të dhënat e një sondazhi që përfshiu 1028 qytetarë të Luginës së Preshevës, lidhur me perspektivën dhe statusin e tri komunave (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) të banuara me shqiptarë etnikë. Kjo anketë është organizuar jo vetëm për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të disa deklaratave të fundit dhe dilemave të disa liderëve politikë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, si dhe komandantëve dhe nga ana e OVL-së të UÇPMB-së rreth dialogut dhe të ardhmes së Luginës së Preshevës. Sondazhi me 1028 qytetarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dëshmon se popullata mendon krejt ndryshe nga politika ditore e Luginës së Preshevës. Ndërsa të anketuarit, pjesa dërmuese thonë se janë për bashkim me Kosovën, strukturat politike në Luginën e Preshevës kanë mendime të larmishme./rajonipress/