Lugina e Preshevës, gjithmonë, ka qenë e dëshmuar për kultivimin e vlerave të islamit

Të martën e 19 prillit, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga kryemami Vedat Sahiti, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Preshevës, të cilët i pritën vëllazërisht kryetari i Këshillit Myftiu Nexhmedin Ademi me bashkëpunëtorë, e ku ishte i pranishëm edhe z/reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Kryeimami z.Vedat Sahiti, gjatë këtij takimi të ngrohtë miqësor, i uroj besimtarët për muajin e bekuar të ramazanit duke përmendur vlerat e këtij muaji dhe ndikimi i këtyre vlerave në personalitetin e besimtarit. Roli i hoxhallarëve në të kaluarën ka qenë i dalluar në Luginë të Preshevës. Presheva gjithmonë ka qenë e dëshmuar për kultivimin e vlerave të islamit. BIK – u do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Bashkësia Islame e Kosovës me këtë rast shtroi një iftar tradicional për të ftuarit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë. Myftiu z. Ademi foli për rëndësinë e vizitave të rregullta të BIK – ut në Luginë. Ai shtoi se kujdesi i Bashkësisë Islame të Kosovës për organizimin fetarë në Luginë është i natyrës prindërore, njësoj si kujdeset prindi për rritjen e fëmijës.

Duhet të theksojmë se Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim ef. Tërnava para disa muajve me gjithë stafin e tij kishte realizuar një vizitë të suksesshme me personalitete nga jeta fetare, kulturore, politike në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS