Mobi Casa

Lugina e Preshevës dje më mirë e bëri luftën, se sa sot universitetin ?!

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Kushtrim Maliqi- Studentët e Luginës së Preshevës pa universitet,, mbi 2 mijë sish, të shkepur pike pesë nëpër “dynja” .Viti i sivjem akademik 2012/13 nisi ashtu si nisi në Kosovë e Shqipërisë të cilës armatë ju janë bashkangjitur edhe mbi 420 studentë të rinj nga Lugina e Preshevës.

Ndërsa aktualisht veç atyre në Kosovë e Shqipëri Lugina e Preshevës ka edhe 1500 studentë tjerë..por, ku dhe si ? Qe 12 vjet ende kush s ja bënë llafin për universitet ?! Serbët e Kosovës në Veri, që numerikisht dy-tri here janë më pak sa ata në Luginë, sot kanë me dy universitete , që diku në mediet serbe lexuam ata sot flasin për hapjen edhe të një Akademie shkencash ?! thuhet në komentin redaksional të agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Shqipëria dhe Kosova siç dihet sivjet pa pranuar vetëm 412 studentë nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja. Kurse qindra studentë tjerë nga Lugina, në mungesë të një Universiteti në vendlindje, janë të detyruar te studiojnë jashtë, diku në universitetet e Ballkanit (Vranjë, Suboticë, Sarajevë, Zagreb..) apo kush ka pasur mundësi edhe më larg…në perëndim në universitetet botërore.

Më konkretisht, siç ka njoftuar agjencia informative „Presheva jonë“ për vitin akademik 2012/13 Tirana dhe Prishtina kishte rezervuar 412 vende për studentët nga Lugina e Preshevës, ku 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë regjistruar në Shqipëri. Kurse 230 studentë tjerë në Universitete e Republikës së Kosovës.

Nëse kemi parasysh numrin e maturantëve mbi 1000 sish të dalur nga shkollat e mesme të Luginës së Preshevës lirisht mund të themi se gjysma e tyre kanë mbetur pa u regjistruar as në Kosovë as në Shqipëri për shkak numrit (kuatave9 të kufizuara, por edhe për shkak se, siç flitet nëpër çarshinë e Preshevës nuk kanë paskan pasur lidhje të forta apo në mungesë të mjeteve financiare. Prandaj, sikur Presheva të kishte një universitet, dy problemet e fundit do të ishin zgjidhur.

Studentët e Luginës së Preshevës pa universitet,, mbi 2 mijë sish, të shkepur pike pesë nëpër “dynja”

Nga kjo mungesë e një universiteti në Luginën e Preshevës maturantët-studentët tanë janë gjendur ashtu kush si ka mundur apo sa të thellë kanë pasur xhepin prindërit e tyre të cilët padashje është dashur ta marrin dynjanë n’sy për t’u regjistruar dhe studiuar në universitet ose përreth Luginës (Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni) ku gjeografikisht dhe financiarisht mund ta hanë disi në sy. Ndërsa pjesa dërmuese që nuk kanë arritur të regjistrohen në rajon , janë obliguar t ja mësyjnë jashtë.

UBT

Vlen të theksohet se rezultat i pranimit dhe regjistrimit të studentëve shqiptare nga Lugina e Preshevës në Universitet e Kosovës dhe Shqipërisë është meritë më e madhe e autoriteteve, kupto ministrive të arsimit nga Prishtina dhe Tirana. Pranimin e studentët e Luginës së Preshevës në universitet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, ministritë e tyre e konsiderojnë më shumë si një gjest vëllazëror dhe jo të domosdoshëm , sepse shpesh autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës kanë pohuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta kenë universitetin vet në gjuhën shqipe. Dhe krejt paradoksale është fakti se serbët e Kosovës sot kanë dy universitet në Kosovë, numerikisht disa herë më pak, se shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët edhe pse luftuan, sot nuk asnjë universitet ?!

Lugina e Preshevës qe 12 vjet pa asnjë universitet, serbët e Kosovës me dy universitete ?!

Çështje e hapjes së një qendre universitare në Luginën e Preshevës e cila është dashur të bëhej kahmoti, nuk është çështje e organizimit luftarak e as çështje e kombit të territoreve që shpesh liderët e këtyre trevave flasin për reciprocitet, kurse vet nuk hapin universitet për rininë shqiptare aty ku jetojnë dhe veprojnë ?!..Por. thjeshtë është një çështje arsimi, çështje e një institucioni të lartë arsimor të cilët sigurisht nuk do ta pengoj ndërkombëtarët madje ndoshta as vetë serbët, nëse lidershipi i Luginës do ta kërkonte seriozisht një gjë të tillë. Serbët e Kosovës kur kanë sot dy universitete (në Veri dhe Prishtinë) pse shqiptarët e Luginës për dy tri herë më shumë se ky komunitet, nuk sot e kësaj dite asnjë institucion të lartë universitar…?!

Ndokush mund të thotë se shqiptarët e Luginës panë disa fakultete…po , dakord, ka por këto janë vetëm sa për sy e faqe për t’u justifikuar Serbia para ndërkombëtarëve se „Beogradi është duke bërë diçka për minoritetet“ fakultete këto që nuk përmbushin kërkesat reale të studentëve nga Presheva, Bujanoca e Medevegja.

Madje arsyetimi tjetër i ministrit Obradanovic që i deklaroi agjencisë sonë „Presheva Jonë“ se „Beogradi as ministria nuk ka buxhet, mjete për hapjen e një universiteti në Preshevë ?!“ ishte një përgjigje cinike dhe thjesht hedhje pluhur syve shqiptarëve. Serbia ku paska buxhet e mjete për dhjetë universitete e nuk paska për shqiptarët e Luginës, ishte përgjigja e gazetarit tonë për ministrin serbë.

Për liri, për demokraci, për universitet ranë 28 ushtarë të UCPMB-së të vrarë nga Serbia, ajo vrau për qëllime të veta 30 shqiptarë tjerë civilë pas viti 2000, këta kryesisht intelektualë e biznesmen që ishin shtyllat kryesore të kombit e perspektivës të kësaj Lugine. Heronjtë, trimat shkuan.. e mbetën liderët…Pas vdekjes së tyre, a thua a ka mbetur ndokush në Luginë të bëjë universitet ?!. .do të pyeste ndokush me plotë të drejtë…

Çudi, shqiptarët e Luginës në vitin 2000 kur vinte ende erë baroti andej e erë lufte këndej…më mirë dhe më shpejtë ditën të organizohen për t’u pajisur me armatim me fishekë e pushkë që ju imponua, kurse sot nuk dinë ose nuk duan të organizohen në “liri” për të hapur një universitet për fëmijët e tyre për t’mos i shpërndarë ata pik e pesë nëpër botë të cilët studiojnë në kushte të vështira përveç financiare e here herë me presione e politika diskriminuese, siç është rasti i fundit me studentët tanë nga Lugina në Maqedoni apo studentët tjerë shqiptarë në Vranjë, Suboticë apo Beograd me ju sha “siptarska majka” sahat e dakikë. A s’është kjo turp, hije e zezë për Luginën ?!