Luftoni rrudhat me fara të rrushit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Farat e rrushit janë shumë të mira për të frenuar formimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës.

Vaji i farave të rrushit në fakt përmban nivel të lartë të polifenoleve, një grup substancash me veti të fuqishme antioksiduese.

Duke qenë se procesi i plakjes është një lloj oksidimi i lëkurës, ndërveprimi i lëndëve antioksiduese pengon këtë proces.

UBT

Veç kësaj, ekstrakti i farave të rrushit rrit fluksin e gjakut duke përmirësuar mikroqarkullimin. Ai ndihmon edhe në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

Si t’i përdorësh: Vaji i farave të rrushit, i blerë ose i përgatitur vetë, përdoret si masazhues i lehtë. Me të lyhet dhe masazhohet zona rreth buzëve dhe syve. Lëreni të veprojë gjithë natën./Femina/