FIDANISHTJA

Luftojini simptomat e alergjive natyrale me përbërës natyralë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Simptomat e alergjive pranverore zakonisht shkaktojnë të kruara në hundë, fyt, gojë dhe sy, teshtitje dhe rrjedhje të hundëve, ose hundë të bllokuara, prandaj humbni energjinë dhe kjo madje mund të shkaktojë edhe simptoma të astmës. Ja si mund t’i ndihmoni vetes tuaj.

Ilaçet natyrale

Edhe pse mund të këshilloheni me farmaceutik tuaj dhe të blini shumë ilaçe të ndryshme në barnatore, ekzistojnë edhe zgjidhje natyrale, me të cilat mund të shërbeheni për të larguar, apo së paku për t’i pakësuar simptomat e alergjisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mjalti

Konsumoni mjaltin vendor të përgatitur me ndihmën e druve, luleve dhe bimëve të tjera që i keni në afërsi, që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni tolerancën ndaj bimëve. Disa lugë mjaltë në ditë mund të jenë fshehtësia e duhur për t’i hequr qafe alergjitë pranverore.

Kamomili

Hidromorava

Kjo bimë shëruese zakonisht përdoret për zbutjen e të kruarave që vijnë si pasojë e shumë alergjive, por po ashtu mundeni në qeskat e çajit të kamomilit t’i vendosni në sy (për nja 10 minuta) në mënyrë që ta parandaloni të kruarat. Po ashtu, mund të përgatisni edhe një gotë çaj të shijshëm.

Uthulla e mollës

Ky lloj i uthullës parandalon alergjitë para se të fillojnë ta bllokojnë histaminën dhe me vetë këtë duke pakësuar inflamacionet, që janë simptomë e zakonshme e alergjive. Ta konsumoni këtë uthull në mëngjes duke e përzier me ujë në masën 1:1 (mund ta pini deri në tre herë në ditë) në mënyrë që të parandaloni alergjitë. Mos e pini shpejt, në mënyrë që mos t’ju djegë fyti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kuercetina

Është zbuluar se ky përbërës ngjason shumë me disa veti shëruese që kanë ilaçet kundër alergjive. Duke konsumuar ushqimet e pasura me kuercetinë mund të ndikoni që në mënyrë natyrale të bllokoni histaminën që ndërlidhet me alergjitë, e midis tyre janë ushqimet si hudhra dhe qepa, mollët dhe specat e kuq djegës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.