FITORJA

Luftimi i korrupsionit me rëndësi për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për Kosovën, prandaj SHBA-të do të jenë partner në ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme theksoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Jacobson.

Ambasadorja amerikane i bëri këto komente në takimin njohës me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Jacobson, vuri në dukje se sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve, prandaj do të vazhdojë bashkëpunimi me institucionet kosovare.

“Ne kemi një program shumë të forcuar përmes ICITAP-it dhe OPDAT-it, me policinë e Kosovës, ku ne i bëjmë reformat ligjore dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është shumë i rëndësishëm dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë të jemi partner të Kosovës në ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të saj”, tha ambasadorja.

Hidromorava

Në kumtesën e MPB-së bëhet e ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se MPB-ja, e cila është zbatuese e ligjit ka pasur përkrahje të vazhdueshme nga SHBA-të dhe shpreson që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje.

“Presim që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të ngushtë, në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët në tërë territorin e vendit, në vënien e rendit dhe të ligjit, duke përfshirë edhe pjesën veriore, për të cilën kemi konsultime të përhershme dhe kemi premtimet edhe nga ambasadorja Jacobson që ky bashkëpunim do të vazhdojë të ketë përkrahje, sidomos për ato ministri që merren me zbatimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ministri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.