ARKATANA

Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës nëpërmjet medieve dhe provokimit të incidenteve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Bekim Thaqi – Që prej pasluftës e deri në ditët e sotme, Serbia ka planifikuar dhe ka vënë në zbatim të vazhdueshëm një lloj lufte speciale kundër shtetit të ri Kosovar.

Kjo luftë është bë herë me intensitet më të larte e herë me intensitet më të ulet, dhe ka pasur për qëllim që të njollosë Kosovën dhe ta paraqesë si një vend problematik në sy te bashkësisë ndërkombëtare në Evrope por edhe më gjerë. Personalitete dhe institucione kosovare vazhdimisht atakohen dhe janë temë dite në media serbe, ku pa asnjë argument të vërtetë tentohet që të lidhen me boten e krimit ordiner, atij të organizuar dhe gjoja lidhjeve edhe me organizata te huaja terroriste.

Në vazhdimësi tentohet që Kosova të paraqitet si një shtet jostabil dhe si një “gabim” që bota e paska bërë sipas serbëve me ndërhyrjen e saj në Kosovë me 1999. Duket se media në Serbi është vënë ne funksion të strategjive të shërbimeve sekrete serbe dhe të platformave politike që ata mundohen ti imponojnë sot.

Edhe incidentet dhe provokimet si ato të djegies së lokaleve, gjuajtjes se bombave në veri dhe ato të sulmeve individuale ta zëmë si ato ndaj xhamive qe kane ndodhur se fundmi kanw një qellim te përbashkët e ai është të provokojnë një reagim nga popullata ose organet e pushtetit dhe mandej të tentohet të diskreditohet populli dhe shteti i Kosovës.

UBT

Në këtë vazhdë janë edhe sulmet kundër ish kryeministrit Haradinaj, dhe tentimit te njollosjes se figurës së tij pas lirimit nga Franca. Në të njëjtën kohë mediet serbe duket se janë te pritura te fabrikojnë lajme të këqija edhe në lidhje me situatën në Maqedoni dhe gjoja rrezikun qe paraqet faktori shqiptar atje duke bere lajme për gjoja zënien e armatimeve dhe pajisjeve për shqiptaret e Maqedonisë dhe me këtë duke diskreditua faktorin shqiptar në përgjithësi.

Shteti jonë duhet të reagoje në mënyrë të kujdesshme por ama edhe profesionale dhe ti kundërvihet kësaj propagande duke ndjeke një agjende qe synon qarte që ti demaskojë këto veprime nga ana e shtetit serb pasi ato janë të mire organizuara dhe mund të shkaktojnë ndonjë jostabilitet por edhe mund ti bëjnë dëm në terma afatgjate Kosovës ta zëmë për njohjet e reja që pritet te bëhen apo anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pasi shtetet e huaja hezitojnë kur dëgjojnë gjithë këto lajme nga makineria serbe për gjoja “problemet”në Kosovë./rajonipress/

Autori, Bekim Thaqi është studiues i shkencave të sigurisë në nivelin Master