Fundamenti

Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, duhet të jetë veprim permanent…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Hafiz Gagica – Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, duhet të jetë veprim permanent, e jo lëvizje optike,  në prag të fushatave parazgjedhore.

Po ta zëmë se liderët partiak, më në fund, qenkan bindur se Kosova, është dëmtuar rëndë nga këto dukuri, atëherë ai apo ajo, së pari është dashur të distancohet vetë nga krimi dhe nga kolegët e tij që potencialisht janë marrë me ato dukuri! Dhe atë me kohë dhe që në fillim të marrjes së përgjegjësisë shtetërore apo institucionale!

Tanimë, të gjithë e dimë se kush i priu këtyre fenomeneve negative, kush e mbolli korrupsionin, tjetërsimin e pasurisë së shtetit, kush e legalizoj, e bëri apo edhe e aprovoj uzurpimin e pronave, si dhe shumë dukurive tjera përcjellëse e kryekëput, joligjore e të shëmtuara!

Heshtja ndaj këtyre të këqijave, apo shpallja luftë vetëm në prag të fushatave zgjedhore, nuk do mend se nuk është një ogur i mirë!

Eco Higjiena

Gjer me tani ne nuk e kishim një lidership i cili do të kishte guximin qytetar dhe politik të distancohet bindshëm nga këto dukuri. Sigurisht as një të tillë i cili do të inicionte dhe përkrahte një luftë serioze kundër të ligave të shumta që i zunë frymën zhvillimit të vendit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e Kosovës, tash e njëzetë vite të shkuara.

Të shpresojmë, që votuesi ynë me 06 tetor, përmes votës së tij të lirë, do dij se kujt do ti falë besimin!

Të urojmë që vendi ynë, më në fund të ketë një lidership të denjë për të udhëhequr atë drejtë një zhvillimi të gjithëmbarshëm e një të ardhme më të mirë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.