Hidromorava

Lufta e largoi, bën ekspozita personale larg vendlindjes

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ndryshimet politike në Kosovë, shkaktuan mbylljen e përkohshme të universiteteve në Kosovë nga regjimi i diktaturës së ish-Jugosllavisë. Kështu që, Gazmend Freitag braktisi vendlindjen pas dy semestrave studimi dhe kaloi në Gjermani më 1990.

Këtu, papritmas pasionin e tij fëmijëror e kthen në profesionin e parë jetësor, nga i cili edhe jeton. Gazmendi do të mbajë ekspozitën e tretë me radhë, më 8 mars të këtij viti, me rreth 80 piktura të gjinive të ndryshme, të cilat thotë ai se janë punuar me ngjyra vaji në kanavac. Ekspozita që do të mbahet është personale dhe e organizuar nga galeria “Halle” në qytetin Linz të Austrisë. Ndërsa dy ekspozitat e para të tij kanë qenë më 2008 në Peuerbach dhe në “Atrium” në Bad Schallerbach.

Gazmend Freitag, i lindur më 25 maj 1968 në Pataqan i Poshtëm, vjen nga familja Mustafa, kurse politikat e asaj kohe bënë që të ndryshohet prejadhja e tij për shkaqe politike. Piktori, si profesionist autodidakt dhe studiues i profesionit të tij duke i ndjekur Akademitë e ndryshme nga piktorë të njohur si Erich Ruprecht, ashtu dhe Judith Goetzloff në Linz, kanë krijuar mundësi të hapura në kontakte të shumta me profesionistë bashkëkohorë nga shumë vende të rajonit austriak. Gazmendi tregon se si gjinia e preferuar e tij është nudo, duke mos i anashkaluar gjinitë si peizazhi, portreti dhe natyra e qetë. Ai thotë se kjo ekspozitë e 8 Marsit ka kaluar në shumë periudha të gjata.

“Ekspozita ime e treta me radhë, do të ketë rreth 80 piktura të cilat karakterizojnë bukuritë si të natyrës së qetë, portretit, peizazhit por, do të ketë edhe disa piktura nudo që më së shumti do të dëshiroja të zënë hapësirat më të mëdha në galeri, ndërsa ky prezentim, gjysma e së cilës do të jetë me ngjyra vaji në kanavac, disa grafike me tushe dhe disa punime lapsi”, u shpreh Freitag.

Me organizimin e galerisë “Halle”, pikturat e tij do të mbahen të hapura për publikun për një muaj dhe, Freitag thotë se data ka qenë e rastësishme nën organizimin e galerisë. “Unë nuk e kam caktuar datën, atë e ka bërë galeria, më ka ftuar dhe patjetër që e kam pranuar ftesën e tyre”, thotë Gazmendi.

Uji Dea

Talenti i tij i lindur dhe gjithmonë i shoqëruar mes pikturave ku edhe, vizatimet e tij si fëmijë kanë qenë të prezentuara në muret e shkollës fillore e të mesme në Prizren, tani nuk është ndalur në krijimtarinë e tij artistike, nga e cila edhe ndihet i lumtur.

“Ne fillim të viteve 90-ta në Gjermani kam filluar prapë të merrem kryesisht me pikturim, por një kthesë e re e vitit 2004, më çoi në Austri. Këtu jetoj dhe veproj vlera të artit pamor”, tha piktori. Ndërsa për kulturën e artit pamor të Kosovës, ai thotë se frymëzimet e tij kryesisht janë shqiptare, dhe mbase ka jetuar në Gjermani e jeton në frymë gjermano-austriake, Freitag thotë se ndoshta të menduarit e tij ka marrë kahje perëndimore. “Në pikturim më kanë kapluar pak influenca perëndimore, është e vërtetë…”, u shpreh Gazmendi.

Për dashurinë e pikturës nudo, ai shprehet se kjo mënyrë e të pikturuarit duhet dalluar shumë nga tjerat, ngase aktet e femrave kryesisht janë shumë të dashura. “Më duket se në të gjitha epokat piktorët kanë pikturuar femrat. Te unë është e njëjta punë. Ato i pikturoj kryesisht aty për aty”, thotë ai. Përkundër gjinive të pikturave tjera ai tregon se natyrë e qetë në të shumtën e rasteve kur pikturon janë objektet e ndryshme që e rrethojnë.

Ndërsa, për pikturat e kosovarëve thotë se ato janë realiste, figurative, e botën perëndimore thotë se e ka marrë një frymë abstrakte. “Këtu shoh punime të piktorëve të ndryshëm të cilët hedhin ngjyra në kanavace dhe e prezentojne si art, kurse në Kosovë mendoj se është një frymë tjetër e pikturave”, u shpreh ai.(zeri)