UBT

Lufta e Hogoshtit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Malet duan vetë të rritën
fushat duan vetë t´lulëzojnë
që nga sheshi i rrëzë maleve
lufta s´pyet, a do të luftojmë

Nuk lamë serbin këtej me hy
mbrojmë Kikën edhe me ushtri
se Hogoshti rrëmbeu armët
për liri të jetë vetë krushk

Të tëra malet u bënë bashkë
trimat tanë nuk kishin drojë
në atë luftë të përgjakshme
guri e lisi u bën mburojë

Uji Dea

Krajli vetë ishte në luftë
të mbikëqyrë ushtrinë e tij
duart e bukura të Hogoshtit
ia vranë Krajlit një ushtri

Rrustem Geci – poezi nga libri “Një pikë gjak për tokën”