RCCOLA

Lufta, Asociacioni dhe Progresi..kah po shkojmë?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Bekim Thaqi – Kama e luftës, së paku në mendime i ka ndejt mbi krye secilit kosovar, këto 22 vitet e pasluftës. Shpeshherë është përdorë për përfitime politike, kamuflime të situatës ekonomike dhe problemeve shoqërore por ndonjëherë edhe si rezultat i politikave reale në Ballkan.

Në të vërtetë, partitë e ndryshme por edhe qeveritë e kanë pasë as nën mëngë luftën dhe e kanë përdorë sipas nevojës, dhe në vend se “nëse” ka pas me të vërtet rrezik: të punojnë në forcimin e vetëdijes së qytetarëve, pajisjen sa më të mirë të policisë dhe ushtrisë me mjete moderne ato shumicën e kohës janë marrë me çështje që aspak nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e vendit. D.m.th çështja e luftës vazhdimisht përdoret atëherë kur ka nevojë “pushteti” e jo shteti.

Duke e ditur se e kemi prezencën e faktorit ndërkombëtar është luajtur në të sigurtë dhe vazhdimisht janë bërë blofe me luftën. Rreziku i luftës nuk duhet nënçmuar mirëpo për sa kohë që ekziston bashkërenditje e faktorit kosovar me bashkësinë ndërkombëtare e sidomos me elementet kryesore te sigurisë botërore siç është NATO luftë nuk ka dhe nuk do të ketë.

Uji Dea

Shteti i Kosovës duhet të punojë pa zhurmë në modernizimin dhe pajisjen e policisë dhe ushtrisë me mjete moderne mbrojtëse dhe ti kushtohet mbrojtjes pa zhurmë mediatike dhe me alokim të fondeve për mbrojtje. Çështja e asociacionit duhet zgjidhur në mënyrën më të mirë dhe të lehtë e kjo sipas instruksioneve të SHBA që thonë se asociacioni nuk do të jetë shtet në shtet dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive ( e që i bie se nuk do të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës).

Ajo çka duhet kërkuar nga pala kosovare është mundësimi i krijimit të një baze ushtarake të FSK në pjesën veriore si dhe lëvizja e lirë e FSK në kufi me ose pa përcjelljen e KFOR-it. Ajo që i duhet Kosovës është progresi ekonomik dhe mundësimi i një ekonomie të lirë pa monopole si dhe lehtësimi i proceseve burokratike që shpeshherë e stopojnë ekonominë dhe biznesin.

Mos ta përmendim luftën përditë sepse na nevojitet për fushata ( por të përgatitemi për të qetë dhe me punë), të bëjmë hapa konstruktivë në bashkëpunim tanë me aleatët rreth çështjeve të ndjeshme, si dhe të punojmë shumë më tepër për ekonomi, prosperitet dhe mirëqenie të qytetarëve tanë e që kriza po i prek gjithnjë e më shumë./rajonipress/