Uji Dea

Luanda Krasniqi, nënkampione në disiplinën e shitjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Luanda ka treguar njohuri të shkëlqyera profesionale, ndjeshmëri të lartë, fleksibilitet dhe fuqi bindëse. Ajo ka bërë këshillimin e klientëve testues edhe në gjuhën angleze.

Rreth dy javë më parë në Salzburg, Austri, janë mbajtur garat e njëmbëdhjeta me radhë për shitësin-en më të mirë të ri, ku kanë marrë pjesë kandidatë nga Austria, Zvicra, Gjermania dhe Tiroli i Jugut (Itali).

Në garën e ngushtë për titullin “Junior Sales Champion” ka hyrë edhe shqiptarja 18 vjeçare nga Walliseleni i Cyrihut, Luanda Krasniqi, e cila në fund ka dalë e dyta. Vendin e parë e ka zënë shitësja nga Tiroli i Jugut, Isabella Auer ndërsa të tretin Tamara Ali, nga Austria. E katërta në renditje ka qenë zvicerania Romy Heierli.

Luanda, një vajzë simpatike dhe e zgjuar, ka bërë përvojat e saj të para edhe si modele. Ndërsa si punë të rregullt ajo ka shitjen e pajisjeve elektronike në Melectronik, që është sektor i koncernit të madh tregtar të Zvicrës, Migros. Ajo, siç shkruajnë mediet austriake dhe zvicerane ka qenë veçanërisht bindëse në bashkëbisedimin me klientët testues, me kërkesa të mëdha dhe me njohje të thellë të produkteve.

ARKATANA

Luanda, sipas jurisë, ka treguar me këtë rast njohuri të shkëlqyera profesionale, ndjeshmëri të lartë, fleksibilitet dhe fuqi bindëse. Ajo ka bërë këshillimin e klientëve testues edhe në gjuhën angleze, duke “e shitur” një kamerë digjitale.

Juria po ashtu ka vlerësuar edhe prezantimin e produktit, teknikën e argumentimit dhe paraqitjen e kandidateve.

Përveç certifikatave, fitueset do të shpërblehen edhe me çmime në të holla dhe në sende./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.