ARKATANA

Luan Krasniqi vrapon për fëmijët e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Më 7 prill ai vrapon në gjysmëmaratonë në Freiburg të Gjermanisë për të sensibilizuar opinionin për punën e strehimoreve të fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.

Ish kampioni evropian në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi ka vendosur që më 7 prill të marrë pjesë në shtegun e gjysmëmaratonës në kuadrin e garës së maratonës së Freiburgut. Këtë angazhim të ri vullnetar sportiv, Luani e ka marrë për një qëllim humanitar ai dëshiron të sensibilizojë opinionin për punën e strehimoreve të fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.

Uji Dea

Krasniqi ka filluar prej kohësh stërvitjet së bashku me mjekun Aldo Berti, po ashtu me prejardhje kosovare. Që të dy me pjesëmarrjen e tyre në maratonën e Freiburgut dëshirojnë të japin sinjalin për ndihma drejtuar qendrave SOS Kinderdorf në Kosovë.

Maratona e Freiburgut që e përshkon qytetin zhvillohet me moton “Rock&Run”. Në margjina të garës nëpër qytet do të ketë oferta muzikore nga roku deri te muzika klasike.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.