Uji Dea

Luan Krasniqi krenohet me Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Rreth eksesit në Beograd gjatë ndeshjes Serbia – Shqipëria ka komentuar edhe ish boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi.

Hidromorava

“Ajo që pamë mbrëmë në Beograd, nuk ka të bëjë fare me sportin. Ishin pamje të tmerrueshme, provokime nga më të ultat, sjellje banale që flasin për një nivel nën zero të nikoqirëve. Për fat të keq, në këtë situatë u gjetën, madje tejet të rrezikuar, futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilët, spikaten kurdoherë me qëndrimin e tyre sportiv, fisnik e paqsor. Këta djelmosha, mëse të dinjitetshëm ishin mbrëmë dhe me rezultatin sportiv dhe qëndrimin e tyre, na bënë të krenohemi gjithësesi. Kjo dhe shumë foto të ngjajshme janë dëshmi më e mirë e gjendjes së mjerë të sportit te fqinjët. A kështu vallë priten mysafirët? Dhe kush nuk i gjykon vallë këto sjellje?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.