UBT

LPD: Lugina kërkon t’i bashkohet Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja e Progresit Demokratik, takimet mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh si një “qarkullim në rreth të mbyllur”, duke u dhënë kohë e hapësirë serbëve të veriut të Kosovës, në emër të “dialogut” t’i realizojnë aspiratat e tyre politike e territoriale.

Përmes një kumtese për media, LPD thekson se Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, është duke shkuar drejt një Autonomie, duke vënë para sprovave të reja bashkësinë ndërkombëtare, Prishtinën dhe Beogradin.

“LPD, ‘marrëveshjen’ e shumëpritur mes palëve negociatore e cila po zvarritet, ka krijuar një klimë jo të favorshme edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët gjithnjë po e humbin durimin dhe besimin në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme mes dy shteteve dhe dy popujve”, thuhet në kumtesë.

Mobi Casa

LPD, vazhdimisht, ka kërkuar nga Prishtina dhe ndërkombëtarëve, që në kuadër të këtyre bisedimeve të përfshihet edhe çështja e Luginës së Preshevës, e cila përballet me probleme të shumta politike dhe ekonomike.

“Po qe se Beogradi edhe më tej vazhdon dhunën dhe diskriminimin ta ushtroj ndaj shqiptarëve etnikë të Luginës, LPD, nuk mban përgjegjësi nëse në skenë shfaqen incidente, të cilat askush nuk i dëshiron. Po a nuk janë këto forma të dhunës shtetërore, të cilat i detyruan shqiptarët t’i kapin armët në duar për ta mbrojtur nderin e familjes dhe dinjitetin qytetar e kombëtar”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, për një unifikim të qëndrimeve konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991, pastaj në pajtim me Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të vitit 2006, për ta jetësuar vullnetin e popullit të shprehur me referendum për bashkim me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.