United Hospital

LPD: Konfiskimi i librave shkollorë – sulm ndaj arsimit shqip

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja e Progresit Demokratik e vlerëson akt të turpshëm dhe të shëmtuar, konfiskimin e librave shqip në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Raincë të Preshevës, nga ana e inspektorëve serbë.

Intervenimi i policisë dhe inspektorëve serbë në ambientet e shkollës fillore të Raincës, gjatë kohës së procesit mësimor, në kërkim të librave shkollorë të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, paraqet provokimin më të rëndë, që nga heqja me dhunë e Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Preshevë.

LPD një veprim të tillë anticivilizues dhe antinjerëzor të sulmit ndaj librave shqip e sheh si një diskriminim sistematik të Beogradit, i cili me këto veprime të çmendura provon t’i provokoj shqiptarët aty ku më së shumti u dhemb atyre, t’i prek në identitetin arsimor e kulturor, pa të cilat vlera nuk mund të ketë përparim qytetar e kombëtar. E drejta për t’u arsimuar dhe shkolluar në gjuhën amtare është një e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare, pra edhe me Kushtetutë të Serbisë. Mirëpo, Beogradi kur janë në pyetje shqiptare nuk i njeh as ligjet e veta. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Luginë të Preshevës, përkundrazi ato këtë rajon e mbajnë të brishtë dhe të ndjeshëm.

ARKATANA

LPD kërkon nga lidershipi i Luginës së Preshevës, pezullimin e procesit të dialogimit me Beogradin, për deri sa Qeveria e Serbisë, nuk i ndërprenë provokimet e tilla dhe për deri sa nuk jap sqarime lidhur me rastin e konfiskimit të librave shqip në Preshevë.

Gjithashtu LPD, kërkon nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe faktorët ndërkombëtarë, të jenë më energjik sa i përket presionit ndaj Qeverisë së Serbisë, për të hequr dorë nga politika diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thuhet në reagimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të nënshkruar nga lideri i saj, Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.