Uji Dea

LPD: Fitoi drejtësia përballë gjyqeve politike të Beogradit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja e progresit Demokratik, ka përshëndetur lirimin e pesë të burgosurve ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe në burgun e Beogradit dhe kërkon, që sa më shpejt të lirohen edhe tre të tjerë, të cilët po vuajnë dënimin politik në burgun e Vranjës.

Prokuroria serbe, të burgosurit ish pjesëtarë të UÇPMB-së, i kishte ngarkuar me veprën penale për krime lufte kundër njerëzimit, akuza këto të pabaza, të cilat i lansoi ministri Daçiq, për të fituar poena politik dhe vota në njërën anë dhe në anën tjetër për të zvogëluar pjesëmarrjen e elektoratit shqiptarë në zgjedhjet e 6 majit 2012.

Lëvizja e progresit Demokratik, kërkon lirimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët për motive politike, po i vuajnë dënimet nëpër burgjet e Serbisë, vetëm pse janë shqiptarë dhe ish pjesëtarë të UÇPMB-së, duke apeluar te faktorët relevantë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe te faktorët ndërkombëtarë, që të bëjnë presion te Beogradi, për të heq dorë nga rruga e diskriminimit ekstrem, arrestimeve, burgosjeve, madje edhe të vrasjeve enigmatike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

FIDANISHTJA

LPD së bashku me spektrin politik të Luginës, aksionet spektakulare të xhandarmërisë serbe gjatë bastisjes dhe arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së e patë vlerësuar me prapavijë politike, ashtu siç reaguan edhe institucionet shqiptare nga Shqipëria, Kosova, ambasadat e akredituara në Beograd, duke mos përjashtuar edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Nuk mund të ruhet paqja e stabiliteti në Luginë të Preshevës, për deri sa të mos respektohet Marrëveshja paqësore e Konçulit e amnestia për ish pjesëtarët e UÇPMB-së.

Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar situatën e brishtë në Luginën e Preshevës, me tendencë të ashpërsimit të mëtejmë, kërkon që ky rajon të monitorohet nga një forcë ndërkombëtare mbrojtëse, në mënyrë që mos t’na përsëriten skenarët e dikurshëm, të cilët askush nuk do t’i dëshironte, thuhet në nje kumtesë të kryesisë së LPD-së , me kryetar Jonuz Musliun./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.