UBT

LPD: Beogradi nuk është liruar nga mentaliteti i regjimit të Millosheviqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lëvizja e Progresit Demokratik, me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen tragjike të Reshat Bajramit, i arrestuar në burgun e Vranjës me akuzën lidhur me rastin e policit Goran Gjorxheviq, të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc.

“Vrasja pa gjyq e shqiptarit nga Tërnoci në burgun e Vranjës, tregon qartë se Beogradi, nuk është liruar nga mentaliteti i vjetër i regjimit të Millosheviqit, ai, nuk po heq dorë nga diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë Jonuz Musliu, lider i LPD-së.

LPD, këtë incident të shkaktuar në burgun e Vranjës me Reshat Bajramin e konsideron provokim të dytë të radhës pas atij të ndodhur dy vjet më parë në burgun e Beogradit, kur humbi jetën tragjikisht Sabedin Ajdini, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit. Kjo është një hakmarrje klasike, një revanshizëm i pashembullt i pushtetit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

United Hospital

Sipas LPD-së gjyqësori serb, akoma pa e dhënë versionin zyrtar rreth procedurës hetimore kundër të burgosurit Reshat Bajrami, ish pjesëtar i UÇPMB-së, ndodh vdekja e tij misterioze, me diagnozën se ka vdekur nga një sulm në zemër, ashtu siç kanë vdekur nëpër kazamatet e Serbisë me qindra shqiptarë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, i shpreh ngushëllime familjes Bajrami nga Tërnoci, duke ndarë dhembjen me ta në këto çaste të dhembshme nëpër të cilat po kalon kjo familje, duke kërkuar nga faktori politik shqiptar dhe ndërkombëtar të jenë unik, efikas dhe përgjegjës përballë dhunës së shfrenuar serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.

Këto provokime të Beogradit, ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilat nuk kanë të ndalur, vejnë në pikëpyetje proceset e filluara dialoguese për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon me shumicë shqiptare si dhe nxisin tensione të reja, të cilat nuk kontribuojnë paqes dhe stabilitetit, thuhet në kumtesën e LPD-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.