KKVITI

“Lotët e mërgimit” dhe peripecitë e integrimit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Seriali bën fjalë për peripecitë dhe hallet e dy familjeve shqiptarë, njëra në Kosovë e tjetra në Zvicër dhe vështirësitë e tyre me përballjen e realitetit…

Integrimi, asimilimi, konflikti mes gjeneratave, si dhe shkëputja apo edhe mbajtja e lidhjeve me vendin e origjinës, janë probleme që i hasim çdo ditë në mërgatën shqiptare në botë.

Janë pikërisht këto temat bosht të cilat pritet të shtjellohen në mini serialin “Lot Mërgimi”, i cili pati premierën e episodit të parë të dielën në Zofingen të Kantonit Aargau.

Edhe pse lokacioni nuk përmbushte kushtet për shfaqjen e një filmi, kjo nuk ishte aspak pengesë për shumë të ftuar, mysafirë e artdashës, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Në emrin e Ambasadës së Kosovës publikut i është drejtuar ministri këshilltar, Mustafë Xhemajli ndërsa në emrin e asaj të Maqedonisë, Ekrem Ebibi, ushtrues detyre i ambasadorit.

I xhiruar në dy lokacione, ky serial mëton të sjellë para shikuesit peripecitë dhe hallet e dy familjeve shqiptarë, njëra në Kosovë e tjetra në Zvicër dhe vështirësitë e tyre me përballjen e realitetit, që shikuar nga pikëpamja e tyre, cilësohet si mjaft i hidhur.

Dalipi (Zijadin Murtezi), një pensionist invalidor në Zvicër, i cili me gjithë 40 vitet e qëndrimit në Zvicër, ende mundohet t`i mbajë të forta lidhjet me vendlindjen. Ai po ashtu mundohet t’ua imponojë të njëjtën gjë edhe fëmijëve të tij të lindur në Zvicër. E këta janë më shumë të interesuar për jetën e tyre në Zvicër, duke krijuar kështu edhe konflikt mes gjeneratave.

Në anën tjetër kemi familjen në Kosovë, anëtarët e të cilës, dëshira për një jetë më të mirë në Zvicër, i shtyn drejt të panjohurës, që mund të ketë edhe pasoja.

UBT

Episodi i parë i serialit, kishte si qëllim që të njoftonte publikun me protagonistët dhe me problemet me të cilat ballafaqohen ata në jetët e tyre të përditshme, qoftë në Kosovë apo Zvicër.

Edhe pse ka vite që merret me këtë lëmi, seriali “Loti i Mërgimit”, është projekti i parë serioz i kameramanit dhe regjisorit Enis Limani. Pas një pune tejet të madhe, ai për Albinfo.ch tha se është tejet i kënaqur me atë që u shfaq në ekran, si dhe me punën e aktorëve dhe stafit teknik e organizativ.

Ndërsa Ajet Avdyli, drejtues i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Faruk Begolli” në Grenchen të Solothurnit, ka theksuar se pos paraqitjes përmes artit të problemeve e halleve me të cilat përballen familjet shqiptare në Zvicër e Kosovë, ky projekt kishte për qëllim edhe inkuadrimin apo edhe zbulimin e artistëve të rinj në diasporë.

Edhe pse ka një përvojë 40 vjeçare në aktivitetin teatror e skenik, për shkrimtarin Agron Boriqi, ky ishte skenari i parë për një film. Skenaristi Boriqi thekson se qëllim i serialit është të nxisë integrimin e mërgatës në Perëndim, po në asnjë mënyrë edhe asimilimin e tyre. Projekti, të cilin ai e quan si “dramë sociale e realitetit njerëzor”, ka qëllim po ashtu ruajtjen e identitetit kombëtar të mërgatës.

Për aktorin kryesor Zijadin Murtezi, i cili ka një bagazh 35 vjeçar në film e teatër, seriali, pavarësisht mangësive të shumta teknike, tregon edhe një herë se kur ka vullnet mund të arrihet gjithçka.

Në rolet e tjera në serial paraqiten edhe aktorët Fatime Llugiqi, Emine Toska, Florim Brajshori, Kenan Gurgurovci etj.

Seriali “Loti i Mërgimtarit”, është një bashkëprodhim mes Shtëpisë Filmike VSE dhe Shoqatës kulturore Shqiptare “Faruk Begolli” në Grenchen. Për të plotësuar numrin e nevojshëm të aktorëve, sipas organizatorëve ka pasur dy konkurse, ku ka pasur mjaft të interesuar për të luajtur në serial. Si i tillë, seriali pritet të ketë gjithsej 6 episode, e që sipas skenaristit, skenari është pothuajse i gatshëm, ndërsa përgatitjet për episodin e dytë, pritet të fillojnë në prill të këtij viti./Alban Hamza/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.