UBT

Lotët e Azemit për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me zemër e me shpirt, të martën që lamë pas ishte në Beograd, por dëshira e tij e madhe ishte që edhe fizikisht të ishte në kryeqendrën e Serbisë, ku u zhvillua ndeshja Serbi – Shqipëri, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Më 4 qershor të këtij viti, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Greuther Furth, pati zbuluar për Arenën se do t’i bashkohet Shqipërisë për dy ndeshjet me Serbinë.

Mobi Casa

Megjithatë, fati iu riktheu shpinën pasi që javë më parë e zhvilloi një tjetër sfidë, kur luftoi për jetë pasi që pësoi një aksident të rëndë me makinën e tij. Sfidën e jetës e fitoi, por ai pritet që t’u mungojë fushave ‘të gjelbra’ deri në vitin e ardhshëm.

Ndryshe, ndeshja Serbi – Shqipëri nuk e pa fundin duke u ndërprerë në minutën e 42. U rrahën lojtarët e të dyja ekipeve, futbollistët shqiptarë u përleshën edhe me tifozë, punëtorë të sigurimit të stadiumit, madje dhe forca policore. “Gjatë momentit duke parë lojën, më rodhën lotët dhe kam qarë kur i kam parë shokët e mi në atë gjendje. Me gjithë zemër kam qenë me ta, edhe pse nuk kisha mundësi të isha në stadium. Ajo që ka ndodhur ka qenë e tmerrshme. Lojtarët e Kombëtares kanë shkuar për të luajtur futboll, ndërsa vendasit kanë sharë dhe kanë provokuar gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj që fitorja duhet t’i takoj Shqipërisë me rezultat zyrtar 3:0”, ka deklaruar nga Gjermania për gazetën Arena, Ilir Azemi…(Arena)