Eko Higjiena

Lorik Cana rrezikon shiritin e kapitenit!?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

A kanë filluar përçarjet në kombëtaren shqiptare të futbollit pas dy humbjeve të fundit?. Në edicionin e ardhshëm mund të ndryshojë edhe shiriti i kapitenit. Zëra të besueshëm pranë skuadrës bëjnë të ditur se mund të ketë një votim të lojtarëve për emrin e ri.

Për momentin Lorik Cana është kapiteni, ndërsa si zv.kapiten kanë qenë Bulku dhe Bogdani. Kandidat potencial, sipas të njëjtave burime, mund të jetë qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili është shndërruar tashmë në një pikë referimi në ekipin përfaqësues.

Mbrojtja është reparti më i kritikuar i ndeshjeve të fundit, ku rrjedhimisht nuk i shpëton përgjegjësisë as mesfushori i Lazios, i përshtatur si mbrojtës prej disa vitesh. U pa qartë se kur skuadra është në vështirësi prej mungesave (Mavraj dhe Agolli), reparti i prapavijës çalon dhe grinta e karakteri i fortë i Canës nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë një dorë ekipit për të qenë solid, shkruan panorama.

United Hospital

“Mungon një lider që ta marrë ekipin përpara”. Ky është konkluzioni i stafit të ekipit dhe drejtuesve të federatës. Jashtë gazetës pranohet se Kombëtarja nuk ka ende një futbollist si pikë referimi. Edhe pse Lorik Cana është cilësuar si lideri i përfaqësueses, duket se stafi dhe skuadra kërkojnë ndryshime. Rezultatet e fundit, por jo vetëm, kanë krijuar bindjen në staf dhe FSHF për ndryshime të vazhdueshme në Kombëtare. Në vijim pritet të ketë risi, teksa elementi i ri duket se do të marrë frenat e ekipit. Ergys Kaçe i ka bindur të gjithë, jo vetëm trajnerin De Biazi. Këtë e konfirmon edhe vetë Duka, i cili është shumë i kënaqur nga performanca e shtatshkurtrit korçar.

Brenda “gardhit” të përfaqësueses janë të pakënaqur për faktin se zhgënjimi i madh në këto dy ndeshje erdhi pikërisht nga lojtarët me më shumë përvojë. Cana, Dallku, Bulku, Agolli dhe Teli nuk arritën ta udhëhiqnin ekipin në dy ndeshje vendimtare, duke marrë kështu mbi vete edhe një lumë kritikash. Lojtarët që u paraqitën më mirë ishin të rinjtë Kaçe e Rama, të cilët megjithëse sapo kanë nisur aventurën kuqezi, shfaqën shumë personalitet dhe shpirt sakrifice në fushën e lojës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.