Lorik Cana: Gjyqtari nuk kërkoi që të kthehemi në fushë

Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka ripërsëritur se gjyqtari i ndeshjes nuk u kishte kërkuar që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin lojën. Ai tha se gjendja e futbollistëve nuk ishte për lojë dhe se pas asaj që kishte ndodhur ishte i pakuptimtë vazhdimi i lojës.
Ai thotë se janë edhe dy shkallë tjera ku mund të kërkohet vendimi final dhe i drejtë.
“Nëse Apeli në UEFA nuk kalon dhe nuk dëgjohet, në atë moment kauza jonë do të shkojnë në Tribunalin Administrativ të Sportit në Lozanë ku aty do të zgjidhet dhe sigurisht ne do të mbrojmë të drejtat tona deri në fund”, tha Cana për Interaktiv.
“Ishte i pamundur vazhdimi i lojës”, tha ai, derisa ritheksoi se gjyqtari anglez Martin Atkinson nuk u ka kërkuar që të kthehen në fushë.
“Ishte i pamundur vazhdimi i lojës”, tha ai.