UBT

Lorik Cana, futbollisti më i paguar i kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Romë – Portali Italian i sportit “Sport Mediasset”, pas një studimi të detajuar ka publikuar listën e 500 futbollistëve që luajnë në klube të ndryshme të Europës dhe që në fund të sezonin konsiderohen alternativa të mundshme në merkaton e verës.

Në këtë listë të gjerë janë përfshirë të paktën 8 lojtarë të kombëtares shqiptare, për të cilët jepen shifrat e vlerës së kartonit si dhe shumës që përfitojnë brenda një sezoni, detaje këto që u vlejnë skuadrave të interesuara për shërbimet e tyre. Kështu futbollisti kuqezi që ka vlerën më të lartë të kartonit është Lorik Cana i Lacios, kartoni i të cilit mund të blihet për 6 milionë Euro, ndërsa shuma që 29-vjeçi përfiton çdo vit është 1.7 milionë Euro.

Pas Canës vjen portier 24-vjeçar i Palermos Samir Ujkani, i cili vlerësohet 3 milionë Euro me një rrogë vjetore 350 mijë Euro. Migjen Basha i Torinos, i ditëlindjes 1987, e la çmimin e kartonit 1.5 milionë Euro, ndërsa rroga e tij arrin shifrën 300 mijë Euro në sezon. I transferuar në Janar te Katania, kartoni i Edgar Canit vlerësohet 1 milionë Euro, ndërsa përfitimi vjetor i vetë futbollistit kap shifrën e 150 mijë Eurove, transmeton Supersporti.

KKVITI

Për të blerë mbrojtësin e Empolit, Elseid Hysaj, duhet të paguash 900 mijë Euro, ndërsa rroga e tij aktuale është 20 mijë Euro në sezon deri më 2015. 600 mijë Euro kushton kartoni i Jahmir Hykajt, i cili përfiton 200 mijë Euro në sezon te Lucerna në kampionatin zviceran.

Erjon Bogdani dhe Armando Sadiku kontrata e të cilëve me Sienën dhe Luganon skadon në përfundim të sezonit mund të merren me parametër zero, ndërsa rroga e dy sulmuesve është 250 mijë Euro për 36-vjeçin nga Tirana dhe 100 mijë Euro për 22-vjeçin nga Elbasani.