RCCOLA

Loreta, e bukura e diasporës në Gjermani

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Loreta Avdyli ka rrëmbyer kurorën si më e bukura në diasporë fundjavën e kaluar në një konkurs bukurie në Dyseldorf të Gjermanisë

Loreta është një gjimnaziste vetëm 17 vjeçe dhe ka triumfuar në mesin 20 bukurosheve nga Shqipëria, Kosova dhe anekënd diaspora në spektaklin « Miss Diaspora Germany 2012 ».

Ambasadorja e bukurisë së diasporës tashmë ka trokitur në dyert e artit të bukurisë.Bukuroshja me origjinë nga Gjilani ka marrë ftesa nga producentët të njohur të spektakleve të modës dhe bukurisë në Kosovë dhe diasporë

Po ashtu Loreta do të përfaqësojë bukurinë e diasporës në një garë tjetër bukurie në “Miss Dyseldorf”, që do të mbahet në muajin shtator, ku edhe pretendon pjesëmarrjen në « Miss Germany ».
Të gjitha këto, ajo i tregon në këtë intervistë për albinfo.ch…

Nga ana tjetër, producentja e këtij evenimenti në Gjermani, si dhe pronarja e Agjencisë “Noah Entertanimant”, Malbora Gurra tha se do përkrahin edhe në të ardhmen Loretën në botën e artit të bukurisë.

« Ne duhet të gjithë së bashku të përkrahim Loretën, e cila është në kontratë me agjencinë time « Noah Entertainmant» për të bërë karrierë në perëndim , por edhe për të mos munguar prezenca e saj në trojet shqiptare », thotë producentja e miss diasporës, Malbora Gurra.

Bukuroshja kosovare e rritur në Gjermani, Loreta Avdyli rrëfen në këtë intervistë për mundësitë dhe përvojën që mund t’i ofroj titulli « Miss Diaspora Germany 2012 ».

Albinfo.ch : Çka do të thotë për ju të përfaqësoni bukurinë shqiptare në Diasporë?Për çfarë eksperience bëhet fjalë ?

Loreta Avdyli: Nuk e kam pritur, ka qenë një befasi. Jam gëzuar shumë. Ne fillim kam qenë shumë kureshtare të di se cka më pret sepse është eksperienca ime e parë. Kam mësuar shumë sidomos për veten time.

albinfo.ch: Kush është Loreta Avdyli për të gjithë ata që nuk e njohin?

Uji Dea

Loreta Avdyli: Loreta është një vajzë e lindur në Gjermani në vitin 1994. Këtë vit kam mbaruar vitin e fundit të gjimnazit. Gjatë përgatitjeve kam pasur dhe mbrëmjen e maturës. E dua fushen e modës. Për Loreten gjëja më e rendësishme është mbi të gjitha familja.

albinfo.ch: A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?

Loreta Avdyli: Jo ka qenë eksperienca ime e parë! Por, këtë vit do jem shumë e angazhuar dhe jam shumë e lumtur për eksperiencën time të ardhshme.

albinfo.ch: Ku ke planifikuar të kalosh sivjet pushimet?

Loreta Avdyli: Sivjet nuk do të kem pushime. Do jem shumë e angazhuar pasi duhet të përgatitem për „Miss Düsseseldorf“ ku do të më mundësohet pjesëmarrja në „Miss Germany“.

albinfo.ch: Mendoni se tashmë keni hyrë në botën e artit të bukurisë?

Loreta Avdyli: Them se po, ndjehem sikur kam qenë gjithmonë këtu. Ndjehem mirë.

albinfo.ch: Loreta dëshiron të ketë një karrierë vetëm si modele, apo ka ndonjë synim tjetër profesional?

Loreta Avdyli: Dëshira ime është të jem modele por më pëlqen edhe moderimi. Kam dëshirë të studiojë gazetarinë.