Eko Higjiena

Londra 2012 e shqiptarëve?!

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Artan Kryeziu-Kaluan afër njëzetepesë (25) vite që kur shqiptaret nga Kosova arritën të jenë pjesë e organizimit të manifestimit më të madh sportiv ndërkombëtar.

Paraqitja e sajë në tartamin e xhudos në përballje e parë lenë të kuptohesh se ishte një sportiste kulmore, megjithatë arriti të rrëmbej një fitore të letë në dallimi me kundërshtare e saje, me çka edhe u kualifikua në 1/8 e finales. Në paraqitjen e dytë, ishte menduar se ajo nuk do të ketë vështirësi, mirëpo ndodhi e kundërta ato që as një shqiptar nuk e kishte pritur nga ana e Majlindes.

Aspekti psikologjikë është një nga preokupimet kryesor të sportit të Kosovës e po ashtu edhe të Majlinda Kelmendi ishte shfaqur problemi i njëjtë me të cilën arrite te eliminohet, me çka përfundimisht sportit shqiptar ju shuhen ëndrrat për një medale në lojërat e Londrës. Megjithatë xhudistja, Majlinda Kelmendi edhe kandidatet të tjera mbeten për Olimpiadën e vitit 2016 në Brazil.

Mos suksesi i të tjerëve

Pasi xhudistja, Majlinda Kelmendi u eliminua që në fazën e 1/8 të njëjtin fat e pati edhe Romela Begaj peshëngritësja shqiptar e cila realizojë vetëm 2 prova. Ajo nuk arriti të zhvillojë një garë të mirë, megjithatë ajo e nis mirë garën duke ngritur në provën e parë 101 kg dhe lenë të shpresojë për një garë të mirë në baterinë e ardhshme.

Begaj provon të ngritë 105 kg mirëpo ajo dështoj, madje në provën e tretë nuk arrin që të ngrej ketë peshë duke u mbyllur në vendin e tetë në ranglistën e kësaj kategorie. Atleti i hedhjes së gjyles, Adriatik Hoxha eliminohet në etapën e parë të “Mbretëreshës së Sportit”. Ku nga 40 atletë hedhësi i gjyles Hoxha ishte i 37. Po ashtu valles së dështimeve ju bashkuan edhe Noel Borshi e Sidni Hoxha notare shqiptare të cilat përveç thyen rekordet personale nuk arritën asgjë me shumë.

Qitësi shqiptar, Arben Kucana arriti të jetë i renditur i 20 në botë në disiplinën e 10 metrave pistolet në ajër duke grumbulluar vetëm 577 pikë në total, por nuk arrit të hyrë në finale e qitjes botërore. Peshëngritësi tjetër, Brigen Calja arriti të jetë më i mirë në 69 kg me ketë arrit të renditet vetëm i 9 me radhë. Po ashtu në peshëngritje është pritur mjaftë shumë edhe nga Endri Karinës, mirëpo ai nuk është futur as në grupin e pretendentëve. Dështimi i pa pritur i Klodiana Shales në garën e 200 metrave, e cila nuk arriti të jetë pjesë e garës në rrugët (shtigjet) e shkurtra e cila është tërhequr për shkak të një lëndimi në stërvitje.

HIDROMORAVA

Goditja nga dopingu

Pas disa skandaleve nga sportistët shqiptar gjatë viteve të kaluara edhe dy peshëngritës shqiptar tashmë janë pozitiv në doping. Erkan Qerimaj i prinë valles si kampionë europianë në peshëngritje, që gjatë kontrollit antidoping ka dalur pozitiv. Qerimaj pasi që ka bërë testimin e urinës, tregon së urina e tij përmbahet nga një substancë e familjes “Metyl Hexanamine” e cila në sportin elitarë është e ndaluar.

Gjatë nënshtrimit të analizës së parë tetë (8) ditë para garës së kampionati Evropianë ka dalur negativisht. Ndërkohë të analizën e dytë e ka bërë ditën e garimit me çka ka paraqitur me rezultat pozitiv përkatësisht sipas udhëzimeve të shtëpisë botërore të peshëngritjes substanca e dopingut është gjetur në nutrientet e ushqimore, e cila ndikon në rritjen e energjisë dhe në humbjen e peshës. Gjatë kontrollit antidoping të nënshtruar në ditën e arritjes në Fshatin Olimpikë në Londër ka rezoltuar edhe Hysen Pulaku pozitiv në doping. Pulaku pas që ka dalur pozitiv në doping, atij qysh në ditën e parë i janë shuar shpresa që të garoj në disiplinën e 77 kg në peshëngritje.

Makrocikli olimpik

Ndryshe siç njihet në procesin e stërvitjes markrocikel katër (4) vjeçar i përgatitjes së sportistëve për gara olimpikë. Mungesa e një plan programit makrocikel katër vjeçar vjen deri në dështimin e të gjithë sportistëve e ekipeve kombëtare. Megjithatë nëse planifikohet këto ditë për vitin 2016 për lojërat 2016 të Rio de Janeiro atë herë do të presim rezultate kulmore dhe të nivelit cilësorë. Mirëpo tek ne ndodhë e kundërta, pas një dështimi nuk ngritemi mirëpo përkundrazi rrëzohem (bimë) poshtë e më poshtë e në fakt duhet jetë e kundërta.

Me gjithat ketë që thamë më lartë janë të arsyeshme për te arritur medale olimpike e fitimin e trofeve ndërkombëtar. Shembull, si model mund të marrim atë të shteti Kinez për përkushtimin e sportistëve për punë profesionale, e pedagogjike-didaktikore e shkencor po ashtu për orientimin dhe seleksionimin e fëmijëve qysh në moshën e arsimit fillorë. Po ashtu mos të harrojmë edhe modelin Amerikane të cilët zhvillojnë të punojnë me përkushtim shumë të veçantë në punën me grupmosha të reja. Modele të këtilla janë për zhvillimin, masivizimin, ngritjen dhe përparimin e sportit kombëtar, mirëpo me megjithatë seleksionimi dhe orientimi me të rinjtë, duhet të jetë një nga pikësynimet kryesor të sportit shqiptarë në përgjithësi dhe atij të Kosovës ne veçanti.

(Autori është Pedagog i shkencave sportive dhe Mr. Sc. në proces)