UBT

Lokarno: Alain Delonit, çmimi për vepër jetësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Delon me shaka tha se çmimet e tilla u ndahen njerëzve që janë “me një këmbë në varr”.

Në Festivalin e Filmit që ka filluar të mërkurën në Lokarno, aktorit të njohur francez Alain Delon i është dhënë çmimi për vepër jetësore. nën brohoritjet e mijëra shikuesve në Piazza Grande, Delon 76 vjeçar është ngjitur në skenë për të marrë këtë çmim të rëndësishëm.

Uji Dea

Duke iu drejtuar publikut, Delon me shaka tha se çmimet e tilla u ndahen njerëzve që janë “me një këmbë në varr”. Por, ai premtoi se nuk e kishte ndërmend të vdiste kaq shpejtë për arsye se dëshiron që edhe për një kohë të mërzisë edhe disa njerëz.

Duke folur për sekretin e suksesit të tij, Delon ka thënë se ai është i thjeshtë. Kur ai ka filluar me aktrim, atë e kishin zgjedhur regjisorë të mirë. Ndërsa më vonë, kur ai ka bërë emër, ka zgjedhur vetë regjisorët e mirë.(albino.ch)