Lojtari që zgjodhi Kombëtaren shqiptare ndërron klub

Derisa Taulant Xhaka vazhdoi kontratën me Baselin, një tjetër lojtar shqiptar pritet të largohet.
Është mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, i cili javë më parë vendosi të luajë me Kombëtaren shqiptare.
Sipas të përditshmes zvicerane ‘Blick’, shqiptari nga Shkupi do të huazohet nga Baseli. “Interesim në drejtim të tij ka shprehur St.Gallen, të cilët e duan si zëvendësues të Ermir Lenjanit, që kaloi në Rennes”, shkruan ‘Blick’, transmeton Gazeta Tribuna.