ARKATANA

Lojtarët e Ballkanit nuk udhëtuan për në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka, i paraparë për t’u zhvilluar këtë të diele në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, nuk është zhvilluar fare, ngase mysafirët fare nuk kanë udhëtuar për në Gjilan. Gjyqtarët e ndeshjes, bashkë me lojtarët vendas janë dalë në fushë për r’a zhvilluar ndeshjen dhe sipas rregullave të lojës kanë pritur që të shfaqet ekipi mysafir, por me gjithë pritjet mysafirët fare nuk janë paraqitur në fushë.

Sipas informatave që ekipi nga Suhareka i kishte dërguar në Federatën e Futbollit të Kosovës, autobusi me të cilin po udhëtonin ata ishte prishur në Qafë të Duhlës, derisa burime të tjera bëjnë me dije se mysafirët nuk kanë udhëtuar fare, ngase atyre klubi i ka borxh me disa paga të mbetura.

Fundamenti

Mosparaqitjen e ekipit mysafirë, kryetrajneri vendas, Musa Selimi e ka shfrytëzuar që të zhvillojë një stërvitje.

Ekipi i Gjilanit, pritet që ndeshjen t’a fitojë me rezultat zyrtar 3:0 me çka do t’i afrohej kryesuesit, llapit nga Podujeva vetëm në një pikë. Dihet se dy ekipet e para në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, në mënyrë direkte inkuadrohen në Superligën e Kosovës në Futboll, derisa të tretët dhe të katërtit do të zhvillojnë ndeshje barazhi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.