Fundamenti

Lojërat e fatit dhe dukurit negative e shqetësojnë Arifin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nexhmedin Arifi tha se edhe për komunën e Vitisë mbetën shqetësuese rastet e shtimit dukurive negative dhe ju bëri thirrje të gjitha mekanizmave ,por edhe qytetarëve që të jenë syçelë dhe aktiv në parandalimin e këtyre dukurive që bëjnë degjenerimin e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se për kundër gjendjes së mirë të sigurisë në këtë komunë institucionet lokale të Vitisë janë përpjekur që me projektet e ndryshme të ofroj një jetë sa më të mirë për qytetarët vitias, por edhe të sigurt ai tha se në kuadër të projekteve komunale në fushën e infrastrukturës rrugore Komuna ka bërë përpjekje qe me rregullimin e trotuareve të rritet siguria në Komunikacion.

Këto komente Arifi i bëri në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ku tha se gjendje e sigurisë në Komunën e Vitisë është e qetë ,stabile dhe nënë kontroll.

Arifi tha se edhe për komunën e Vitisë mbetën shqetësuese rastet e shtimit dukurive negative dhe ju bëri thirrje të gjitha mekanizmave ,por edhe qytetarëve që të jenë syçelë dhe aktiv në parandalimin e këtyre dukurive që bëjnë degjenerimin e qytetarëve.

Mobi Casa

Ai mandej tha se një problem tjetër në shoqërinë vitiase janë edhe lokalet ku zhvillohen lojërat e fatit, por theksoi se këtë çështje e rregullon ligji ,por se Institucionet Shtetërore, Organizatat e ndryshme dhe vetë qytetarët duhet të ndikojnë në vetëdijen e qytetarëve.

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Viti Afrim Halili pasi e bëri vlerësimin e gjendjes së sigurisë në këtë komunë si të qetë dhe stabile tha se policia e Kosovës në Viti është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të ju dal në ndihmë qytetarëve, por kërkoj që për këtë ta kenë edhe mbështetjen e qytetarëve.

Ai tha se Policia e Kosovës në Viti ka hartuar një plan operativ për rregullimin e parkingjeve e cila do të fillon se zbatuari së shpejti. Halili përmendi edhe disa probleme të tjera me të cilat mund të hasën policia në Viti në sezonin veror si me rastet e zjarrit,dasmave,fluksin e mërgimtarëve etj.

Ndërsa anëtarët e këtij këshilli debatuan edhe rreth vështirësive të tjera të cilat ndërlidhen me çështjen e sigurisë si gjendja jo e mirë të rrugëve magjistrale, përdorimit të narkotikëve etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.