“Loja e Thaçit”, ky është paralajmërimi i tmerrshëm për Kosovën

Gazeta zvicerane NZZ, e ka akuzuar ashpër Hashim Thaçin për lojën që po bënë tani duke nxjerrë nga xhepi kartën e Shqipërisë së Madhe, duke e ngritur këtë çështje lidhur me këmbimet e territorit, për të cilën temë kanë rënë dakord Thaçi-Vuçiq.

E analisti politik, Florim Zeqa konsideron se ky reagim është një goditje e madhe e radhës që i vjen kreut të shtetit të Kosovës , Hashim Thaçit.

Ai thotë se opsioni i Shqipërisë së madhe vjen tani si lojë e dyfishtë Hashim Thaçit me çështjen e veriut të Kosovës, përderisa tetë vite në dialog, Thaçi asnjëherë nuk e ngriti si temë çështjen e Luginës së Preshevës, kurse vetëm tani me “gërshërët” e Vuqiqit në dorë aktualizon çështjen e bashkimit kombëtar.

“Kjo lojë plot hipokrizi e Thaçit, s’është gjë tjetër veçse një kartë false e “bashkimit kombëtar” për të realizuar premtimet e tij ndaj Vuçiqit, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar përballjes me Gjykatën Speciale. Prapa ndryshimit brenda natës të Hashim Thaçit, nga liderë i moderuar me gërshërë në duar për ndarje territori me Serbinë në ultra nacionalistët që kërkon bashkimin kombëtar me Shqipërinë, fshihet e vërteta e hidhur për Kosovën”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tani nuk është në pyetje Asociacioni i komunave serbe në veri dhe as korrigjimi i lehtë i kufirit me Serbinë, por ndarja e thellë dhe faktike e pjesës veriore të Kosovës sipas orekseve serbe por që mundë të sjell edhe një luftë të re në rajon.

“Edhe përkundër kundërshtimit të fuqishëm të Gjermanisë, duket se epilogut të ndarjes po i vije fundi edhe për shkak të pajtueshmërisë në heshtje të qytetarëve të Kosovës me 60 mijë veteranë të luftës. Pas Samitit të Parisit me 1 korrik, dialogu i Brukselit do të merret me çështje praktike të përcaktimit të vijave të reja kufitare me Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Zeqa ka deklaru se tani mbetët të zbulohet e vërteta e vizitës së kryeministrit Haradinaj në Berlin, se a ka të bëj me taksën apo do të jetë kjo një kërkesë e Merkelit drejtuar Haradinajt për reagim të fuqishëm popullor kundër vijave të reja ndarëse mes dy shteteve!

“Se a do të jetë kjo tentativa e fundit e Berlinit para Samitit të Parisit për të penguar ndarjen e Kosovës, gjegjësisht hapjen e “Kutisë së Pandorës”, të ndarjeve të reja etnike në Ballkan, të cilat pashmangshëm çojnë në një luftë të re të përmasave të gjëra”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).