UBT

LOGOS ndihmon Vitinë edhe gjatë vitit 2013

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që implementohet nga Helvetas Intercooperation dhe financohet nga qeveria zvicerane, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2013, edhe me komunën e Vitisë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi nënkupton bashkëpunimin e ndërsjellët të projektit LOGOS dhe Komunës së Vitisë, në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme që janë në interes të qytetarëve.

Në aktin solemn të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të komunave partnere të projektit LOGOS, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i pushtetit lokal, Basri Musmurati, drejtori i departamentit të tatimit në pronë në ministrinë e financave Shkëlzen Morina, përfaqësuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi si dhe përfaqësuesja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Saranda Cana dhe koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Piljs.

Zëvendës ministri i pushtetit lokal Basri Musmurati, ka thënë se kjo marrëveshje e bashkëpunimit mes projektit LOGOS dhe nëntë komunave të Kosovës Juglindore, ka një rëndësi të veçantë për këto komuna me performancën e treguar në të kaluarën kanë fituar mbështetjen e qeverisë zvicerane edhe këtë vit.

Ai ka thënë se qeveria zvicerane do të mbështes komunat partnere edhe në katër vitet e ardhshme .”Me të drejtë presim që performance e komunave që nënshkruajnë marrëveshjet e bashkëpunimit të jetë edhe më e mirë dhe në këto komuna të ketë një angazhim më të madh në realizimin e projekteve të ndryshme”, ka thënë Musmurati.

Mobi Casa

E, Saranda Cana, përfaqësuese e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim SDC, ka thënë se qeveria zvicerane është e kënaqur me nivelin e bashkëpunimit të komunave me projektin LOGOS dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe katër vitet e ardhshme.

Ajo ka theksuar se në të ardhmen do të ketë më shumë mjete për komunat dhe ky program do të ketë mundësi zgjerimi edhe në komunat tjera Kurse, koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijls, ka thënë se gjatë vitin 2013 , LOGOS do të mbështesë komunat partnere në implementimin e planeve strategjike hapësinore, ngritjen e zyrave pritëse, shtrirje të bazës së inkasimit të tatimit në pronë, zbatimin e rregulloreve komunale për këshilla të fshatrave, buxhetim transparent, decentralizim fiskal,projekte të infrastrukturës dhe në buxhetim të ndjeshëm gjinore .

Për kryetarni e Vitisë, Nexhmedin Arifi, vazhdimi i bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe projektit LOGOS, ka një rëndësi të madhe për qytetarët e kësaj komune , pasi projekti LOGOS krahas asaj që është një nga donatorët më serioz në projektet e infrastrukturës, ndihmon komunën edhe në ngritje të kapaciteteve profesionale si dhe në fusha tjera.

Projekti LOGOS, pos nënshkrimit solemn të marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat partnere, me zyrtarët komunal të këtyre komunave ka përcaktuar edhe objektivat e përbashkëta të planit të aktiviteteve për këtë vit./rajonipress/