LOGOS mbështet Artanën edhe në vitin 2013

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Novobërdës dhe projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që financohet nga qeveria zvicerane, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2013.

Krahas komunës së Novobërdës këtë marrëveshje bashkëpunimi e kanë nënshkruar edhe komunat Kamenicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpce.

Koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijls, ka thënë se gjatë vitit 2013 , LOGOS do të mbështesë komunat partnere në implementimin e planeve strategjike hapësinore, ngritjen e zyrave pritëse, shtrirje të bazës së inkasimit të tatimit në pronë, zbatimin e rregulloreve komunale për këshilla të fshatrave, buxhetim transparent, decentralizim fiskal, projekte të infrastrukturës dhe në buxhetim të ndjeshëm gjinore .

Bajrush Ymeri, kryetar i Novobërdës, ka thënë se falë bashkëpunimit me qeverinë zvicerane, Novobërda, ka përfituar shumë projekte në infrastrukturë si dhe në ngritje të kapaciteteve. Ai ka thënë se ndërtimi nënstacioneve të autobusëve, parkut të komunës si dhe trotuareve janë vetëm disa nga projektet e infrastrukturës që kjo komunë i ka realizuar në bashkëpunim me LOGOS-in. “Jemi të kënaqur që me projektin LOGOS do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Ymeri.

Fundamenti

Në ceremoninë e organizuar në për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ishte prezent edhe zëvendësministri i pushtetit lokal Basri Musmurati, kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë për këto komuna, pasi ato me performancën e treguar në të kaluarën kanë fituar mbështetjen e qeverisë zvicerane edhe këtë vit.

Kurse Saranda Cana, përfaqësuese e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim SDC, ka thënë se qeveria zvicerane karash vitit 2013 është duke planifikuar edhe projektin tjetër që do të mbështesë këto komuna edhe për katër vitet e ardhshme.

Zyrtarët komunal të Novobërdës për planifikim urban, barazi gjinore,tatim dhe shërbime tjera kanë marr pjesë edhe në hartimin e planit të përbashkët strategjik me projektin LOGOS për arritjen e objektivave të planifikuara për këtë vit. /rajonipress/