Uji Dea

“Lodhet” Blloku!? Nuk e sheh të arsyeshme mbajtjen e seancave debatuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nuk e shohin të arsyeshme të vazhdojnë mbajtjen e seancave debatuese, siç patën paralajmëruar në seancën e 9 tetorit. Zyrtarët e Bllokut thonë se nga ajo seancë kanë dalë konkluzionet dhe tani duhet të zbatohen.

Ndërkohë njohësit e rrethanave juridike thonë se kryesuesja duhet ta thërras seancën, edhe nëse ajo bojkotohet nga PDK-ja. Raport i Bajram Lanit

Para gati dy javësh partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje u mblodhën në seancë për të debatuar për zgjidhjen e ngërçit politik e institucional.

Në seancën që nuk ishte thirrur nga kryesuesja Flora Brovina, e ku mungoi PDK-ja dhe deputetët e komuniteteve pakicë, Vjosa Osmani në emër të partive të Bllokut shprehu zotimin se do të vazhdojnë të mbajnë seanca edhe pa ftesën e Brovinës.

Uji Dea

Por, tani duket se partitë e Bllokut kanë ndryshuar mendim sa i përket vazhdimit të seancave të tilla. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se nga seanca e 9 tetorit kanë dalë konkluzionet dhe tani ato duhet të zbatohen.

Ndërkohë, Radio Kosova ka provuar të kontaktojë me kryesuesen e seancës, Flora Brovina, lidhur me atë se kur do ta thërras seancën, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Sidoqoftë, Brovina në vazhdimësi ka thënë se nuk do të thërras seancë pa një marrëveshje mes partive, që nënkupton përfshirjen edhe të PDK-së, të cilës Gjykata Kushtetuese ia ka njohur të drejtën e patransferueshme që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.