RCCOLA

Lobim me intervista promotive me pagesë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një portret i ambasadorit të ri të Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu, prej një muaji është ndodhur i prezantuar në një portal gjerman që është dominuar me artikuj turizmi.

Në këtë shkrim të gjatë, që datë publikimi mban 17 shtatorin, janë shpalosur vizionet, planet, qëllimet dhe botëkuptimet e ambasadorit.
Xhakaliu, i prezantuar si një gjysmëgjerman, meqë kohë të gjatë të jetës ka kaluar në Gjermani, aty ka folur edhe për jetën e tij, shkruan Koha Ditore. Portreti i ishte shkruar në 100-ditshin e punës së ambasadorit.

Uji Dea

Që nga viti i kaluar, gazetarë të portalit “Grand Tourisme”, me kryeredaktorin Norbert Gisder në krye, kanë intervistuar edhe personalitete të shumta nga Kosova, përfshirë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky portal ka botuar edhe dhjetëra shkrime e reportazhe promotive për Kosovën. Por tani kryeredaktori Gisder nga Ambasada e Kosovës në Berlin kërkon të paguhet për këtë punë.