UBT

Lluqani është me Republikanët për ndryshime

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Partia Republikane, gjithnjë, po gjen mbështetje te qytetarët e Bujanocit, të cilët po i bashkohen në rrugën për ndryshime, për t’i kthyer imazhin e nëpërkëmbur të kësaj komune, për një qeverisje më të suksesshme, për një jetë më të mirë. Kryesia e Partisë Republikane, të udhëhequr nga Avdil Ramadani, kryetar, vizitoi Lluqanin, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm simpatizuesish të këtij subjekti politik.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e republikanëve nga malësia e Bujanocit.

Kryetari i Partisë Republikane, Avdil Ramadani, para të pranishmëve shpalosi programin dhe prioritetet e partisë, e cila ka karakter qendror dhe një vizion të qartë për zgjidhjen e pakicave kombëtare në Serbi.

Ai, gjithashtu, me një ton kritik paraqiti njëanshmërinë e pushtetit lokal, i cili ka bërë pak për Lluqanin, duke favorizuar nepotizmin, jotrasparencën dhe arrogancën pushtetare.

ARKATANA

Kryetari i nëndegës së Partisë Republikane nga Muhoci, Ramiz Rashiti, theksoi se Malësia e Bujanocit është me republikanët, ngase kjo parti është e denjë për të bërë ndryshime. Pushteti i deritashëm nuk ka bërë asgjë për malësorët edhe pse funksionarët e tij, kanë marrë vota të shumta, të cilat nuk i kanë arsyetuar me pinë dhe aktivitete në terren.

Në këtë drejtim kategoria më e rrezikuar ka qenë ajo e dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës dhe familjarëve të tyre, të cilët me pa të drejtë u harruan nga pushteti.

Në vazhdim, republikanët në Lluqan, zgjodhën për udhëheqës Ramadan Azizi, i cili me shifra dhe fakte dëshmoi se ky pushtet, nuk ka bërë për përparimin e fshatit Lluqan, vendbanimi nga më i rrezikuarit gjatë luftës së armatosur, ku ishin të stacionuar paramilitarët, frekuencat, beretat e kuqe etj.

Në ditët në vijim, mbetet të konfirmohen emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë dhe për deputetë republikan nga ky vendbanim, njofton Qendra për Informim i Partisë Republikane, në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.