Llukman Halili, doktor i ri i shkencave nga Lugina e Preshevës

Zurich – Llukman Halili nga Tërnoci i Bujanocit ka mbrojtur disertacionin e Doktoraturës në lëmin e Shkencave Humane në Universitetin e Zarës në republikën e Kroacisë, njofton “Presheva Jonë”.
Llukman Halili, punimin e Doktoraturës e ka mbrojtur para komisionit në përbërje të Prof.dr.Tvrtko Jakovinam, prof.dr.Zlatko Begonja dhe prof.dr. Mateo Bratanic.
Me këtë rast Llukman Halili ka marrë titullin Doktorë i Shkencave Humane – Historia botërore e diplomacisë së shek. të 20-të. Tema e mbrojtur kishte të bëjë me historinë politike të Shqipërisë së viteve 1990-92.
Publicisti dr.Llukamn Halili, i cili është me banim në Zvicër, pos që punoi në disa redaksi si gazetar është edhe bashkëautor (me Blerim Shalën) i librit Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993. Do theksuar se Llukman Halili ishte i pari koorrespondent i RTK-së (ish-RTP) jashtë vendit nga Palestina.