GRANDEMALL

Lluka: Kamenica pjesë e projekteve të energjisë, ujërave dhe ekonomisë digjitale

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës do të përfshihet në projektet e rëndësishme që kanë të bëjnë me energjinë, ujërat dhe ekonominë digjitale, ka deklaruar sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri gjatë vizitës që i bëri kësaj komune, ku u prit nga kryetari Qëndron Kastrati. Lluka në këtë vizitë u shoqërua edhe nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli.

“Qeveria e Kosovës para dy javëve ka nënshkruar dy marrëveshje, një me Qeverinë Zvicerane për integrimin e fshatrave në sistem të ujësjellësit, ku nga ky projekt do të përfitojë edhe Komuna e Kamenicës si dhe një marrëveshje që kemi nënshkruar javën e kaluar me Bankën Botërore për digjitalizimin ekonomik të vendit, ideja e të cilit është që të përfshijmë të gjitha fshatrat në sistemin me fibra optikë që u mundëson qasje në internet të shpejt banorëve që janë më larg qytetit me qëllim të vetëpunësimit”, tha Lluka.

Sipas tij, me rëndësi për Kamenicën është edhe trajtimi i ujërave të zeza, duke përfshirë Ranillugun, e veçanërisht trajtimi i ujërave që vjen nga Miniera e Artanës, në mënyrë që qytetarët e Kamenicës mos ta kenë problem ujin e pijes.

“Gjatë këtij takimi u dakorduam që me përkrahje të donatorëve ta bëjmë studimin e fizibilitetit që i përfshin mundësitë për trajtimin e ujërave të zeza. Diskutuam po ashtu për mundësinë e investimeve në rrjetin aktual të ujësjellësit në Kamenicë, integrimin e fshatrave në ujësjellës, por edhe ndërtimin e digave, të cilat parashihen të zhvillohen edhe me Strategjinë e Ujërave të Kosovës”, tha Ministri Lluka.

Nga ana e tij, Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, në emër të qytetarëve të ka falënderuar Ministrin Lluka për vizitën dhe gatishmërinë e tij për t’i çuar përpara bashkërisht projektet e kësaj komune që ndërlidhen edhe me MZHE-në.

Uji Dea

“Unë po e falënderoj edhe publikisht Ministrin Lluka për mbështetjen e projektit për zbatimin e masave të efiçiencës në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë. Çështje tjera që u diskutuan ishin edhe qasja e fshatrave në ujësjellës, trajtimin e ujërave të zeza dhe projektet e efiçiencës së energjisë në ndriçimin publik”, tha ai.

Zëvendësministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi dhe deputeti Islam Pacolli, premtuan mbështetje të pakursyer për Komunën e Kamenicës nga resorët që drejton AKR-së, duke theksuar se vizita e tyre në këtë format tregon këtë gatishmëri.

Më pas Ministri Lluka vizitoi edhe projektin energjetik Air Energy në fshatin Kikë, ku
premtoi angazhim për krijim e kushteve më të mira për investitorët.

Lluka tha se ky projekt është i rëndësishëm për arsye se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret e Bashkimit Evropian për energji të ripërtritshme, mirëpo edhe për ambientin, vendet e punës dhe aktivitetin ekonomik që gjeneron ky lloj biznesi.

I pari MZHE-së ka bërë të ditur se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të jenë funksionale rreth 80 megavat/h energji nga era.

Ndryshe, kapaciteti instalues i projektit “Air Energy” aktualisht është 3.6 MGW me mundësi zgjerimi, ndërsa hyrja në operim pritet të nis nga shtatori i këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.