UBT

Llug në asamblenë e Vitisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – LDK braktisë seancën për shkak të mos respektimit të ulëseve. Edhe Xhevat Bislimi i PDK-së ka pezulluar pjesëmarrjen në punët e Kuvendit.

Seanca e radhës e Asamblesë Komunale në Viti nuk ka shkuar si duhet të premten. Në fakt në fillim të seancës këshilltarët e Kuvendit Komunal nga radha e LDK-së në shenjë proteste e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi sipas tyre nuk është respektuar radhitja e ulëseve të anëtarëve të Kuvendit, sipas përfaqësimit të subjekteve politike.

Ndërsa përmes një shkrese zyrtare këshilltari i PDK-së Xhevat Bislimi e ka njoftuar Kryesuesin e Kuvendit dhe Këshilltarët komunal që ai do të pezulloj pjesëmarrjen e tij në punët e Kuvendit dhe të komisioneve të saj.

Ndryshe në mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë janë shqyrtuar dhe debatuar propozim rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Vitisë.

Uji Dea

Këshilltarët kanë folur edhe për propozim rregulloren për varrezat , mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit. Propozim Rregulloren për ndarjen e ndihmave momentale, propozim vendimin për ridestinimin e mjeteve buxhetore për pesë muajit e vitit 2012

Asambleja ka shqyrtuar edhe propozim vendimin për ndarjen e një lokacioni për vendosjen e centralit telefonik në fshatin Radivojcë. Propozim Vendimin për rialokimin e mjeteve kapitale brenda programit .Propozim vendimin për shpalljen e shqyrtimit publik të planit rregullues për zonat: Qendrore, Jugore dhe Lumit Morava.

Gjithashtu para këshilltarëve nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është dhënë një informatë për aktivitetin e ndërmarrjes publike „Higjena-Teknika“ në Komunën e Vitisë.

Pas debatimit të këtyre pikave këshilltarët Komunal të Vitisë me vërejtjet, sugjerimet dhe plotësimet e dhëna me shumicë votash ka aprovuar të gjitha pikat./rajonipress/

Mund të ju interesoj: