HW

Llashtica, plagë e hapur e kujtesës, homazhe për martirët dhe betimi për lirinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Historia e një populli shpesh shkruhet me dhimbje, por ajo e Llashticës mbetet një nga plagët më të rënda të kujtesës sonë kolektive. Në 27-vjetorin e masakrës që tronditi këtë fshat, banorët nuk përkujtojnë vetëm një datë, por rikthejnë në mendje jetët e ndërprera brutalisht të familjarëve dhe bashkëfshatarëve të tyre.

Më 30 prill 1999, në oborrin e familjes Shabani, barbaria nuk njohu moshë e as mëshirë. Trembëdhjetë civilë të pafajshëm nga familjet Shabani, Hyseni, Berisha dhe Ibishi u vranë mizorisht. Mes tyre ishte edhe Fisniku i vogël, vetëm rreth dy vjeç e gjysmë, i cili u bë simbol i dhimbjes dhe i pafajësisë së sakrifikuar. Përpjekjet për të fshehur krimin nuk arritën ta zhdukin të vërtetën, e cila mbetet e gjallë në ndërgjegjen e çdo brezi.

Sot, pranë varrezave të martirëve, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Esat Berisha” u përkulën me respekt, duke rikujtuar sakrificën që i dha kuptim lirisë së sotme. Fjalët e drejtorit Nehat Shabani nuk ishin vetëm një rikujtim historik, por një mesazh i fortë për përgjegjësinë që bart çdo brez: ta ruajë dhe ta nderojë lirinë e fituar me gjak.

Uji Dea

Kujtimi i Masakrës së Llashticës mbetet një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të mos harruar kurrë. Në heshtjen e homazheve dhe në zërin e kujtesës kolektive, jeton premtimi se sakrifica e martirëve do të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.
Lavdi e përjetshme martirëve të Llashticës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.