UBT

Llashtica kujton dëbimin , masakrën dhe drejtësinë e vonuar

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ymer Ibishi nga Llashtica thotë se janë të zhgënjyer në Tribunalin e Hagës , por edhe në institucionet e Kosovës që nuk kanë bërë sa duhet që dëshmitë e Llashticës t`i afrohen gjyqit të Hagës. Nehat Shabani dëshmitarë thotë se masakra e Llashticës nuk guxon të harrohet sepse ajo është ndër masakrat më të rënda në Kosovë.

Banorët e Llashticës ka 14 vite që presin ndonjë lajm për të hetuar masakrën e këtij fshati kur u vranë, u pushkatuan dhe u ekzekutuan e u djegën për së gjalli 13 civil të pafajshëm.

Llashtica kurrë nuk mori përgjigje as nga Haga, as nga Luis Arbur ish kryeprokurore e Hagës, as nga policia e Prokuroria ndërkombëtare e vendore.

Fatkeqësisht asnjë dëshmitarë i Llashticës nuk ishte ftuar të dëshmojë në Hagë, përkundër premtimit nga Luis Arbur ish kryeprokurore e Tribunalit të Hagës. Ndonëse gjithçka rreth masakrës në Llashticë ishte e përpiluar duke filluar nga deklaratat e dëshmitarëve, skicat nga vendi i ngjarjes, fotografimet e vendit të krimit dhe video regjistrimet , megjithatë hetime zyrtare nga asnjë organ hetues nuk është zhvilluar deri më sot.

E kjo heshtje dhe kjo përbuzje e drejtësisë e ka penguar Ymer Ibishin dhe Nehat Shabanin dëshmitarë. Pos masakrës fshati Llashticë ka përjetuar edhe djegien e shtëpive, ku janë plaçkitur teknika bujqësore, janë zhdukur bagëtitë e fshatit, ishte dëmtuar shkolla fillore “Esat Berisha”, ishte djegur xhamia e fshatit, ambulanca e fshatit, biblioteka e fshatit

Ymer Ibishi e ka të freskët datën 13 prill të vitit 1999 ku siç shprehet ai në Llashticë forcat serbe të udhëhequra nga policia dhe ushtria e rregullt serbe vranë , masakruan dhe djegën për së gjalli 13 civil të pafajshëm.

Ibishi i cili e ka të vrarë prindin në kohën e luftës (Sylejman Ibishi) thotë se edhe pse kanë deponuar materiale, prova, fotografi qoftë në UNMIK, tek KFOR-i francez, OSBE-ja dhe tek të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. “Është turp për EULEX dhe për Prokurorin vendore në Gjilan që asnjëherë nuk e kanë vizituar vendin e ngjarjes. Ne e dimë që Llashtica u la në harresë nga frika e ndonjë lufte ndëretnike. Por ne nuk e kemi ndërmend të hakmerremi sepse këtë kemi mundur ta bëjmë disa herë deri tashti” shprehet i revoltuar Ibishi.”

UBT

Ibishi thotë se ai dhe dëshmitarët e tjerë të kësaj masakre kërkojnë dënimin e merituar për të gjithë ata kriminel që vranë më të dashurit e tyre. Ibishi thotë se edhe patologët kanadez që kishin parë kufomat e Llashticës asnjëherë nuk e kanë dorëzuar raportin zyrtar në organet hetuese. “Është vërtet e habitshme sesi EULEX –i po flenë mbi dosjen e kriminelëve të identifikuar të Llashticës, derisa prokurorët shqiptarë vetëm po bëjnë sehir në këtë punë”.

Sipas, Ibishit hetuesit e EULEX-it kanë fakte trishtuese dhe dosje të gatshme për Llashticën.”Përgjegjës për masakrën e Llashticës është ushtria e rregullt serbe e cila ndihmohej edhe nga policia dhe paramilitarët e çmendur”. Ibishi thotë se konvojin e ushtrisë serbe e cila ishte vendosur në Llashticë e përcillte rregullisht automjeti zyrtar i policisë.

Sadik Sopi një ish polic i cili ka punuar deri në ditët e fundit ka deklaruar se me urdhër të komandantit të stacionit policor në Zhegër është marrë dhe djegur komplet dokumentacioni i masakrës së Llashticës. Në kohë dhe rrethana të ndryshme në Llashticë në prill të vitit 1999, janë vrarë 23 civilë të pafajshëm .

Gjithashtu në Llashticë janë djegur 120 shtëpi , është djegur shkolla, biblioteka , janë plaçkitur qindra traktor .Dëshmitari kryesor, Deli Hyseni njeriu që ka parë me sy vdekjen e më të afërmeve të tij në dëshminë e tij për masakrën e 30 prillit 1999 ka thënë :” Nuk kam forcë as guxim që të flas për atë tragjedi. Është një emocion i madh që kur flas mezi përmbahem. E kam parë vdekjen me sy, kam parë se si vdiqët për së gjalli, kam parë sesi njeriu është më i fortë se guri”.

Edhe, Nehat Shabani mësues ishte dëshmitar i dhunës serbe. Ai është i plagosur në krahun e djathtë dhe e humbi djalin e tij Lirimin . Nehati më 13 prill 1999 plagoset nga serbët derisa banorët po qëndronin në male. Shabani thotë për rajonipress se masakra e Llashticës nuk guxon të harrohet sepse është ndër masakrat më të rënda në Kosovë.

Ndryshe në tërë fshatin janë djegur 123 shtëpi, 137 objekte ndihmëse, janë plaçkitur 90 traktorë, 120 motokultivator, 3 autokombajna, 3 kombibusa, një kamion dhe 130 vetura. Gjithashtu sipas të dhënave serbët kishin plaçkitur 680 kafshë të trasha./rajonipress/