Fundamenti

Livoçi i Epërm qind për qind me Lutën, asnjë votë për rivalët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Mbështetja për Lutfi Hazirin, kryetar aktual dhe kandidat i Lidhjes edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, po rritet në çdo fshat, lagje e lokalit të komunës.

Një mbështetje të tillë, Luta i Gjilanit e ka gjetur në Livoç të Epërm, qytetarët e të cilit e kanë mirëpritur dhe ia kanë ofruar besimin e madh për 19 nëntorin dhe u zotuan se asnjë votë nuk shkon për partinë rivale.

E, Lutfi Haziri ka shprehur falënderime për banorët e Livoçit për këtë besim të madh.

Mobi Casa

“Faleminderit të gjitha lagjeve të Livoçit të Epërm për këtë mbështetje. Përfundimisht ky fshat është bërë pjesë e zonës urbane me investimet që i kemi realizuar në mandatin e kaluar. Ne koalicionin e kemi me Livoçin dhe me qytetarët. Më 19 nëntor e presim rikonfirmimin për t’i vazhduar punët e hajrit”, ka thënë Haziri.

Haziri ka paralajmëruar investimet e mëdha që do të ndodhin gjatë mandatit të ri, përfshirë edhe ndërtimin dhe standardizimin e trotuareve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërkaq projekti më i madh është ai i ndërtimit të rrugës katër korsi hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: