Uji Dea

Lituania premton përkrahje për të rinjtë e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Mensur Morina tha se qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave në politikbërje në sektorin e rinisë . Gjatë këtyre takimeve është iniciuar binjakëzimi i dy këshillave, atij të Lituanisë dhe të Kosovës.

Delegacioni i përbërë nga kryetari i Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së Kosovës , Mensur Morina , Sekretari i përgjithshëm , Murat Murati , zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare , Aida Hamiti dhe tri deputete nga grupi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, Rita Hajzeraj dhe Biserka Stoliq ishin në vizitë zyrtare tre ditore në Lituani.

Gjatë kësaj vizite delegacioni është takuar me Sekretarin e Kuvendit të Lituanisë Gedeminas Aleksonis , nënkryetarin e parlamentit të Lituanisë Ceslavas Jursenas, Komisionin për rini në Lituani , Drejtorin e departamentit të rinisë si dhe me Këshillin Kombëtar të Rinisë së Lituanisë.

Fidanishtja

Morina tha se qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave në politikbërje në sektorin e rinisë . Gjatë këtyre takimeve është iniciuar binjakëzimi i dy këshillave, atij të Lituanisë dhe të Kosovës.

Poashtu Këshilli Kombëtar i Rinis së Lituanisë ka premtuar se do të ndihmojë Këshillin Qendror të Veprimit Rinorë të Kosovës për anëtarësim në Forumin Rinor Evropian.
Kjo vizitë u mundësua nga organizata e OSBE-së tha Morina./rajonipress/