GRANDEMALL

“Listat” problematike të zgjedhjeve parlamentare në Luginë të Preshevës!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kanë mbetur pak më shumë se një javë deri te zgjedhjet parlamentare në Serbi, në të cilat subjektet politike shqiptare do të marrin pjesë aktive me dy lista e jo si dikur me një të tillë unike.

Fushata elektorale e subjekteve politike shqiptare, tashmë ka filluar, ne kohën kur subjektet e tjera te pakicave kombëtare në Serbi, veçse janë në përmbyllje të kampanjës për joshjen e qytetarëve për të votuar.

Kjo vonesë e fushatës vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve të subjekteve politike për të dalë me një Listë unike si në mandatin e kaluar, duke u ndarë gjashtë parti (tri me tri) për të garuar në këto zgjedhje parlamentare, të cilat për dallim nga të parat do të jetë shumë e sikletshme për të siguruar asnjë gjysmë deputeti e mos të flasim për tre a katër sish.

Në zgjedhjet e kaluara të nivelit parlamentar kanë qenë më ndryshe, ngase opozita serbe ne Beograd i bojkotonte dhe pakicat kombëtare në Serbi e kishin luksin dhe komoditetin të siguronin më shumë ulëse në Kuvendin Popullor të Serbisë.

Mobi Casa

Tani kur opozita në Serbi është shumë e konsoliduar dhe e organizuar do të rritet numri i votuesve dhe asnjë parti serbe, qoftë edhe ajo në pushtet, nuk do të jetë në gjendje t’ju falë vota shqiptarëve ngase konkurrenca është shumë e fortë dhe çdo votë do të monitorohet dhe do të mbrohet për të mos u keqpërdorur si në stilin e mbushjeve të kutiave votuese.

Kur i shtohet kësaj konkurencë edhe një Listë nga Sanxhaku i pasardhësve të Zukurliqit, për të shkëputur të paktën ndonjë votë nga shqiptarët e romët që jetojnë në Luginë, del se Listat shqiptare do të ngelin me gishta në gojë.

Shoqëria Civile me kohë e ka paralajmëruar spektrin politik në Luginë të Preshevës edhe për përçarjet që lindën dy lista edhe Mexhlizet e hoxhallarve e ashtuquajtura KBI nga Kosova, të cilat kanë filluar të agjitojnë për vota duke u premtuar ndihma në prag të Ramazanit, i cili bie një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit.

Pra, krahas dy Listave shqiptare ku do të shpërndahen votat, tani del edhe një Listë nën hije nga Sanxhaku, që rrezikohet vota shqiptare nëpërmes hoxhallarve nën hije për të grumbulluar vota nga shqiptarët dhe romët, duke i shuar të gjitha shpresat se shqiptari mundet ta ule prapanicën në kolltukun e butë të Parlamentit serb. Kështu e ka politika naive kur s’ke në kokë do të kesh në këmbë, për të ikur me bishtin nën shalë!/Koment i Jetapress-it nga R.R.)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.