Fundamenti

Lista serbe: Bujanoci po shkon në Shqipërinë e madhe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Serbët nga jugu i Serbisë po kërkojnë takim me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq, siç thonë ata për zgjidhjen e problemit të mbijetesës.

Fronti për Bashkim kombëtar Shqiptar, ditën e premte kishte kërkuar nga znj. Hillary Clinton që Luginën e Preshevës ta merr Amerika dhe ta shpallë territor të saj përtejoqeanik me princip të kanalit të Panamasë, andaj kundër kësaj ideje kanë reaguar menjëherë edhe Serbët e Bujanocit, të cilët siç thonë janë viktima të albanizmit të komunës serbe të Bujanocit.

“Ky është vetëm një sulm ndaj popullit serb në Bujanoc, të cilin nacionalistët shqiptar duan ta ndërtojnë Shqipërinë e madhe. Shqiptarët nga Tirana dhe Prishtina duan ta rrëmbejnë Bujanocin nga Serbia dhe t`ia bashkangjesin Kosovës dhe Shqipërisë. Ne, nga lëvizja për komunën e Bujanocit me vite të tëra po paralajmërojmë për tendenca të tilla, mirëpo qeveria shtetërore as që na dëgjon” ka thënë doktor Mile Stojanoviq, lider nga lista e komunës së Bujanocit, i cili po tenton të vijë deri tek takimi me presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq.

Mobi Casa

“Ne kemi shkruar peticion ku janë nënshkruar 7500 serb. Nëse shteti i Serbisë nuk i kundërvihet separatizmit shqiptar, atëherë le të ndahet komuna e Bujanocit në pjesën serbe dhe atë shqiptare. Ne kemi pasur përvojë me Preshevën e viteve 80-ta, kur kemi kërkuar të krijohet komuna serbe e Preshevës lindore. Kjo ide nuk është pranuar dhe serbët janë përzënë nga Presheva. Tani po e humbim edhe Bujanocin”, ka thënë Rangjel Veljkoviq, anëtar i lëvizjes serbe.

“Bujanoci është qytet në rrethin e Pçinjës të cilin nuk dihet numri i saktë i banorëve, pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullatës në vitin 2011. Shqiptarët për banorë i llogarisin edhe ata që janë shpërngulë përgjithmonë në Gjilan dhe rrethinë. Si psh, në fshatin Zarbincë, jeton vetëm një shqiptar, ndërsa në listën zgjedhore ka 1400 shqiptarë. Partitë politike krijojnë lista me njerëz të padukshëm duke krijuar shumicën e rrejshme në Bujanoc”

Drejtuesit e Lëvizjes për Bujanoc janë të vendosur që presidenti Tomislav Nikoliq të thërrasin që ti vizitojë. /presheva.com/